Home ISLAM Mësoje pse muzika në Islam është Haram

Mësoje pse muzika në Islam është Haram

“Ebu Hanifja e ka urryer muzikën dhe e ka konsideruar mëkat dëgjimin e muzikës.”

Vërtet vetëm Allahut i përket hamdi. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetes sonë dhe veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me meritë pos Allahut, po ashtu dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. O ju që keni besuar, kini frikë Allahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni pos duke qenë muslimanë! O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre të dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë Allahun, që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju. O ju besimtarë, kini frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh. Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është risi dhe çdorisi është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr.

Allahu subhanehu ve teala thotë: ”Po ka nga njerëzit që blejnë tregime boshe (lojë, zbavitje, këngë, muzikë) me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet) e Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.”[1]
Transmetohet nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se ka thënë: “Nuk lejohet shitja e këngëve, as blerja e tyre, as edhe çdo lloj tregtie me to pasi çmimi i tyre është haram. Ky ajet ka zbritur pikërisht për këtë.”[2]
Allahu subhanehu ve teala thotë: E kur ilexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartëdhe bëhet sikur nuk i ka dëgjuar ato,bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim tërëndë, pra ti përgëzoje atë me një dënim tëdhimbshëm.”[3]
Transmetohet nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se ka thënë: “Do të ketë nga ummeti im (muslimanët) njerëz të cilët do t`ia lejojnë vetvetes imoralitetin, përdorimin e mëndafshit, pijet dehëse si dhe instrumentet muzikore.”[4]
Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk e kam ndaluar të qarët, porse kam ndaluar dy zëra të poshtër e të çmendur; njëri në raste gëzimesh, i cili shoqërohet me lojëra e zbavitje si dhe instrumente të djallit, dhe tjetri në raste fatkeqësish, i shoqëruar me britma, shkulje flokësh, grisje rrobash dhe melodi djajsh.”[5]
Ebu Malik el-Esh`arij, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Disa nga muslimanët do t`i tregtojnë pijet alkoolike duke i emërtuar me emra të tjerë si dhe do të rrinë duke dëgjuar këngët dhe instrumentet tek luhen në prani të tyre. Këta Allahu do t`i përpijë në thellësi të tokës e disa prej tyre do t`i shndërrojë në majmunë e derra.”

Dije se prej gjërave që duhet t’i njohësh patjetër është edhe shpjegimi i qëndrimit të Islamit ndaj çështjes së instrumenteve muzikore, muzikës dhe vallëzimit. Sheriati na e ka qartësuar ndalimin e saj dhe dihet se sipas sheriatit, te pasuesit e diturisë (katër imamët: Ebi Hanifete, Maliku, Shafiu, Ahmedi, Allahu i mëshiroftë) është vërtetuar ndalimi i muzikës me argumente të qarta nga Kur’ani dhe Sunneti. Pra muzika është e ndaluar, haram.
Këta janë pasuesit e udhëzimit dhe fesë së vërtetë, të dalluar për diturinë e dobishme dhe punët e mira, medhhebi i tyre është i qartë, argumentet e tyre janë
ngadhënjimtare. Mjet për ta është Kur’ani, kurse argument është Sunneti, nuk ndjekin epshet e tyre dhe nuk anojnë nga mendimet personale. Prej tyre pranohet ajo që është transmetuar nga i Dërguari i Allahut, ata janë imamët tanë të drejtë, mbrojtës të fesë, mbartës të diturisë; edhe nëse janë kundërshtuar për ndonjë hadith, përsëri janë kthyer te Hadithi (Sunneti) dhe për gjithçka që kanë gjykuar me të, ajo është e pranuar dhe e mirëpritur.
Ata janë të drejtë dhe rruga e tyre po ashtu është e drejtë, çdo bidadxhi, kërkues i diturisë dhe pasues (mukalid) do të njihet me medhhebin e tyre. Ata ishin të sinqertë me Allahun, me Librin eTij, me të Dërguarin e Tij dhe me Sunnetin e të Dërguarit të Tij, nuk i kanë kundërshtuar ato (Kur’anin dhe Sunnetin) me dyshime dhe janë nënshtruar në atë që janë urdhëruar.

Ibën Kasimi, Allahu e mëshiroftë, i ka sqaruar mirësitë e katër imamëve dhe ka thënë: ”Obligohemi t’i urrejmë dhe t’i ndalojmë ata që flasin kundër mirësive të katër imamëve dhe gjithashtu të imamëve të tjerë të fesë për shkak të urrejtjes ndaj tyre. Ata janë fitimtarë në ajetet dhe lajmet e vërteta, në gjurmët dhe argumentet e shumta të logjikshme (Kur’an dhe Sunnet), pasuesit e mirësisë janë të bashkuar tek ne, ata na kanë përcjellë fenë, kanë kthyer një numër të madh muslimanësh që të punojnë në medhhebin e tyre që prej lindjes së Islamit deri në ditët e sotme, por dituria e tyre mësohet vetëm nga librat e tyre dhe feja ruhet vetëm nga rruga e tyre.

Obligohemi që t’i nderojmë ata dhe të kemi respekt ndaj tyre, sipas punës së tyre. Duhet të kemi mendime të mira për ta sepse ata janë të zgjedhurit e ummetit, trashëgimtarët e të Dërguarit të Allahut dhe njohja e fjalëve të tyre është shkak për të njohur të vërtetën.[6] Ky shkrim na qartëson mendimet e
vërteta të katër imamëve për vendimin e Islamit ndaj instrumenteve muzikore dhe këndimit (e vallëzimit), ashtu siç shëron një problem të madh që i nevojitet muslimanit në këtë kohë; ky problem është problemi i injorancës për vendimin e
muzikës në këtë botë të tronditur dhe të ndryshuar.

E lusim Allahun që të na sjellë dobi për atë që dimë, të na mësojë atë që kemi dobi, ta bëjë diturinë argument për ne në këtë botë dhe në botën tjetër dhe të mos na e bëjë argument kundër nesh. Lutjet tona më të mira qofshin për të Dërguarin e Allahut, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, familjen, shokët dhe pasuesit e tij në përgjithësi.

Përmendja e argumenteve dhe gjurmëve te katër imamët për ndalimin e dëgjimit të instrumenteve muzikore dhe të kënduarit

1- Medhhebi i Imam Ebu Hanifes, Allahu e mëshiroftë
Nga Ebu Taijb et-Taberij thuhet se “Ebu Hanifja e ka urryer muzikën dhe e ka
konsideruar mëkat dëgjimin e muzikës.”[7] Dhe ka thënë: “Dhe kështu është medhhebi i gjithë Kufes.”[8] Transmetohet nga Ebu Hanifja, Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: “Të kënduarit (muzika) është i ndaluar (haram) në të gjitha fetë.“[9] Ibën Kajimi thotë:[10] “Medhhebi i Ebu Hanifes për muzikën është medhhebi më i rreptë prej medhhe-beve dhe fjala e tij në këtë çështje është prej fjalëve më të ashpra. Ai i ka qortuar shokët e tij duke ju treguar për ndalimin e të dëgjuarit të të gjitha instrumenteve si fyellin, defin, bile edhe të rrahurit të tupanit dhe ka thënë se të gjitha këto janë prej mëkateve, është rrugë që të shpie në mëkat dhe nuk i pranohet dëshmia (i refuzohet), dhe më rigoroze se kjo kanë thënë: “Me të vërtetë dëgjimi është mëkat dhe të shijuarit e saj është kufër.”

2- Medhhebi i Imam Malikut, Allahu e mëshiroftë
Is’hak ibën Isa el-Tiba thotë: “E kam pyetur Malik ibën Enesin për lehtësimin e banorëve të Medinës për këndimin (muzikën) dhe ai tha: “Te ne një gjë të tillë e veprojnë vetëm hipokritët (fasikët).”[11] [12] Thashë (autori): Ky sened është i vërtetë, e ka vërtetuar shejh Albani.[13] Ebu Tajib et-Taberiu thotë: “Sa i përket Malik ibën Enesit, ai e ka ndaluar muzikën dhe të dëgjuarit e saj dhe ky ishte medhhebi i gjithë Medinës.”[14] Ibën Kasimi thotë: “E kam pyetur Malikun për këndimin (muzikën) e ai më tha: “Ka thënë Allahu subhanehu ve teala: ”…dhe çka pas të vërtetës ! vetëm së humbje”, E çfarë e vërtetë është kjo?[15] Ibrahim ibën Mundhir el-Medeni është pyetur dhe i është thënë: “Ju po e lehtësoni këndimin?” Tha: “Allahu na ruajtë!Një gjë të tillë te ne nuk e bën askush përveç se hipokritët (fasikët).”[16] Ebu Tajib el-Taberi thotë: “Ky është medhhebi i gjithë Medinës.”

3- Medhhebi i Imam Shafiut, Allahu e mëshiroftë Shafiu, Allahu e mëshiroftë thotë: “Kam lënë në Irak një gjë që i thuhej poezi, e kanë shpikur zindikë[17] për t’i larguar njerëzit nga Kur’ani.”[18] Ibën Tejmijje thotë:[19] “Ajo që ka përmendur Shafiu është se muzika është prej shpikjeve të zindikëve”, kjo është fjala e imamit me përvojë në rregullat e Islamit. Ibën Xhevziu thotë: “Shokët më të mëdhenj të Shafiut e kanë kundërshtuar (urryer) të dëgjuarit e muzikës.”[20]
Ebu Tajib et-Taberi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nuk lejohet të kënduarit, të dëgjuarit dhe as të rrahurit e tupanit dhe kush ia vesh këtë Shafiut, vetëm se ka gënjyer për të.”[21] Ibën Xhevziu shprehet: “Këto janë fjalët e dijetarëve shafij dhe pasuesve të tyre, por e kanë lehtësuar atë (muzikën) të mëvonshmit nga mangësia e diturisë së tyre dhe mundja e injorancës (epsheve).”[22] Imam Shafiu thotë:[23] “Të kënduarit është mekruh,[24] i përngjan tëdhe i refuzohet dëshmia.” Ebu Tajib et- Taberi thotë: “E ka bërë pronarin e saj të mangët sepse ai i ka thirrur njerëzit tek e kota dhe kush i thërret njerëzit tek ajo, ai është i mangët, hipokrit (fasik).”[25] Ibën Kajjimi thotë:[26] ”Shafiu dhe shokët e tij të vjetër dhe po ashtu të diturit në këtë medhheb kanë qenë më rigorozët në të shprehurit e tyre për muzikën.”

4-Medhhebi i Imam Ahmedit, Allahu e mëshiroftë
Abdullah ibën Ahmed ibën Hanbeli thotë: “E kam pyetur babanë për këndimin (muzikën), më tha: “Të kënduarit fut nifakun në zemër, nuk më çudit kjo gjë.”[27] Ibën Xhevziu shprehet:[28] “Ebu Harithi thotë: “E kam pyetur Ebu Abdullahun se si e sheh ai poezinë[29] dhe më tha: ”E dobëson zemrën.” Pastaj tha: “Është bidat (risi).”[30] Ibën Xhevziu thotë: “Të kënduarit që njihet sot është i ndaluar për imam Ahmedin, ah sikur ta dinte ai se çfarë kanë shpikur njerëzit në të!”[31] Thashë: Allahu e mëshiroftë Ibën Xhevziun, sepse sikur ta kishte ditur se çfarë kanë shpikur njerëzit prej të kënduarit dhe të shtuarit në këtë kohë! Ibën Xhevziu thotë: ”Kanë thënë fukahatë (juristët) nga shokët tanë (d.m.th. hanbelitë), se nuk i pranohet dëshmia atij që këndon dhe vallëzon, Allahu na ndihmoftë.”[32] Ibën Tejmijje thotë:[33] “Medhhebi i katër imamëve për instrumentet muzikore është se te të gjithë është e ndaluar.”Ibën Kajjimi[34] thotë: “Le ta dinë se defi, të rinjtë dhe këndimi nëse bashkohen, atëherë dëgjimi i tyre është i ndaluar tek imamët e medhhebeve dhe te dijetarët e tjerë muslimanë”. Ibën Tejmijje shprehet:[35] ”Janë bashkuar katër imamët në mendimin se instrumentet muzikore janë të ndaluara, gjithashtu edhe ato që të shpijnë drejt epshit, si çiftelia, kitara etj..”

Shejh Muhamed Nasirudin el-Albani thotë:[36] “Dijetarët, fukahatë dhe katër imamët janë të një mendimi se ndalohen instrumentet muzikore, duke pasur për bazë hadithet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe gjurmët e selefit.” Këta katër dijetarë të dalluar kanë folur për ndalimin e të dëgjuarit të muzikës, këndimin dhe vallëzimin. E kush vjen pas tyre më i ditur se këta në pranim dhe kundërshtim?, e çka pas të vërtetës, vetëm se humbje.

Dhe fjala jonë e fundit është se lavdërimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve, përshëndetjet tona më të mira qofshin për të Dërguarin e Allahut, Muhamedin
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, familjen e tij dhe shokët e tij në përgjithësi.

Autori: Ebu AbduRrahman el Etheri

Përshtati: Lirim Sadiku

[1] Lukman: 6
[2] Tabaraniu.
[3] Lukman: 7
[4] Buhariu.
[5] Hakimi[6] Shiko “Er-Ruud el-Mureba”, 1/19-20.
[7] Shiko “Telbisu Iblis të Ibën Xhevziut”, fq. 282, dhe “Igathetu el-Lehfani”, po ashtu të Ibën Kajimit 347.
[8] Shiko “Telbisu Iblis të Ibën Xhevziut”, fq. 282.
[9] Shiko “Rruh el-Meani të Alusit”, 21/68.
[10] “Igathet el-Lehfani” (fq. 348) [11] Thashë (autori): Na qartësohet se të lehtësuarit e muzikës nuk është nga medhhebi i Imam Malikut, dhe një gjë të tillë e përforcojnë edhe dijetarët e Medinës.
[12] Transmetimi është i vërtetë, e ka nxjerrë Hal-lali në librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker”, fq. 142, po ashtu edhe Ibën Xhevziu në librin e tij “Telbisu Iblis”, fq. 282, nga Abdullah ibën Ahmed nga baba i tij e ky nga Is’haku.
[13] “Ndalimi i instrumenteve muzikore…” (faqe 98)
[14] “ Telbisu Iblis” të Ibën Xhevziut, fq. 282.
[15] Shiko në “Xhamiu Ahkam el-Kur’an të Kurtubiut”, 14/52.
[16] Transmetimi është i vërtetë, e ka nxjerrë Hal-lali në librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker”, fq. 142, nga transmetimet e Abas ibën Muhamed ed-Durit, i cili thotë se e ka dëgjuar Ibrahimin me të . Autori thotë se senedi është i vërtetë.
[17] Të dalët nga feja.
[18] Transmetimi është i vërtetë, e ka nxjerrë Ebu Nuajm në librin “El-hiljetu”, fq. 146, vëll. 9, po ashtu edhe Hal-lali në “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker”, fq. 151), dhe Ibën Xhevziu në “Telbisu Iblis”, fq. 283. Të dyja rrugët e transmetimit janë nga Hasen ibën Abdulaziz el Xhervij, i cili thotë: “E kam dëgjuar Shafiun me të.” Autori thotë se senedi është i vërtetë.
[19] “ Mexhmu’ul Fetava” 11/507
[20] “Telbisu Iblis” i Ibën Xhevziut, fq. 283.
[21] Po aty.
[22] Po aty.
[23] “El-Umm” 6/209
[24] Gjë e urryer te të parët e ummetit[25] Shiko çështjet e dëgjimit të Ibën Kajimit (119).
[26] “Igathetu el-Lehfani” fq. 350
[27] Transmetimi është i vërtetë, e ka nxjerrë Hal-lali në librin e tij “El Emru bil Ma’rufi ve nehju anil Munkeri”, fq. 142. Autori thotë se senedi është i vërtetë.
[28] “Telbis Iblis” fq. 280
[29] Tagbir, një prej llojeve të muzikës.
[30] Transmetimi është i vërtetë dhe e ka nxjerrë Hal-lali në librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker”, fq. 151, nga rrugët e Muhammed ibën ebi Harun dhe Muhamed ibën Xhafer e këta nga Ebu Harithi, i cili u ka folur për këtë. Autori thotë se ky sened është i vërtetë.
[31] Shiko “Telbisu Iblis”, fq. 284.
[32] Ibid.
[33] “Mexhmu’ul Fetava” 11/576
[34] “Igathetu el-Lehfani” 1/ 350
[35] “Minhaxh el-Sunneh” 3/439
[36] “Tahrim Alatu et-Tarb…” (fq. 105),

Previous articleMyslimanët e Kosovës kanë grumbulluar rreth 51 mijë euro
Next articlePeshkaqeni-balenë i gjatë 13 metra