MYKU NË LËKURË ​

0
626

Myku i lëkurës është një sëmundje, shkak e së cilës janë djersitja, lagështia, mungesa e higjenës. Myku shfaqet kryesisht ndërmjet gishtave të këmbëve, por nuk mund të përjashtohen edhe vendet tjera në pjesë të ndryshme të trupit.

Nje infeksion myku shkakton rjepje të lëkurës, skuqje, kruarje, djegje, gjithashtu mund të shoqërohet me fluska dhe plagë. Është ngjitës dhe mund të merret duke ecur zbathur në zona të ndryshme publike si nëpër dysheme apo pishina. Myku rritet nëpër këpucë dhe sidomos te ato të pa-ajrosurat…

[​IMG]

LLOJET E MYKUT TË LËKURËS

Myku i lëkurës është infeksion i lëkurës, i cili shkaktohet nga disa lloj kërpudhash që quhen kërpudha dermatofite. Dallojmë këto:

1. Trichophyton -21 lloje, të cilat infektojnë lëkurën, flokët dhe thonjët.

2. Microsporum -17 lloje, të cilat infektojnë lëkurën dhe flokët.

3. Epidermophyton floccosum, e cila infekton lëkurën dhe thonjët, por nuk shkakton infeksion të flokëve.

KËPURDHAT DERMATOFITE ndahen:

a) Dermatofite antropofile – të bartura nga njeriu te njeriu.

b) Dermatofitet zoofile – të bartura te njeriu nga kontakti i drejtpërdrejtë me kafshët (Mace, Qeni, Lopa etj) ose me produktet e infektuara nga kafshët (qumështi etj).

c) Dermatofitet gjeofile – të gjendura në tokë ( Humusi). Të bartura te njeriu nga kontakti i drejtpërdrejtë me tokën.

Myket e shkaktuara nga Dermatofitet njihen me emrin Tinea. Dallojmë këto lloje:

a. Tinea corporis – e cila karakterizohet nga ndryshimet e vogla, të cilat mund të shfaqen kudo në trup.

b. Tinea pedis – e cila karakterizohet nga infektimi i gishtit të madh të këmbës dhe shputës së këmbës. ( Infeksioni më i shpeshtë te njerëzit).

c. Tinea unguium – Myk i thonjve (e vështirë për t’u shëruar).

d. Tinea capitis – karakterizohet nga ndryshime të lëkurës së kokës.

e. Tinea cruris – Infeksion gjenital.

f. Tinea barbae – Infeksion i lëkurës së fytyrës dhe qafës.

FAKTORËT

• Klima e nxehtë dhe e lagësht
• Vendet me mbeturina
• Djersitja e tepërt
• Mungesa e higjenës personale
• Plazhet e ndryshme
• Përdorimi i rrobave të përbashkëta apo këpucëve
• Rrobat sintetike të ngushta, këpucët plastike
• Mosha

Faktorë janë edhe disa sëmundje si: Diabeti, Mbipesha, pacientët që trajtohen me Kortizon imuno-supresor (për sëmundje të tjera).

SIMPTOMAT

• Skuqje në vendin e shfaqjes së mykut.
• Çarje të lëkurës dhe krijohen disa fluska, që pas disa ditësh zverdhen, pra qelbëzohen.
• Shfaqja e njollave kryesisht fytyrës, dhe trupit.
• Njollat kanë ngjyra të ndryshme: kafe, të bardhë, dhe pembe. Ato kanë forma të ndryshme dhe duken sikur hartë mbi lëkurë në trup.

MJEKIMI

Nuk lejohet vetëmjekimi. Mjekimi realizohet vetëm nga mjeku specialist i lëkurës pra Dermatologu me medikamente kokrra apo me kremera të ndryshme. Për pastrim përdoren shampo dhe detergjent anti-mykotik të lëkurës.

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh. për çdo Gjë!

Përgatiti: Bukurmals