![[IMG]](http://f.qytetiislam.info/data/MetaMirrorCache/img62.imageshack.us_img62_3624_djegiaedorsgradat1234sh.jpg)
Rreziku nga të djegurat varet prej madhësisë së sipërfaqes së djegur dhe prej shkallës së të djegurave.
Ekzistojnë 4-Shkallë të DJEGIES:
![[IMG]](http://f.qytetiislam.info/data/MetaMirrorCache/img838.imageshack.us_img838_9648_verbrennungsgrade.jpg)
1. SHKALLA E PARË E DJEGIES – është ajo djegie ku vetëm shtresa e jashtme e lëkurës (Epiderma) është e përfshirë me djegie. Lëkura zakonisht është e skuqur, e enjtur, ka kruarje dhe djegie të lehtë. Tek kjo shkallë, djegia nuk e tejkalon shtresën e jashtme të lëkurës (Epidermën).
2. SHKALLA E DYTË E DJEGIES- është kur djegia e tejkalon shtresën e jashtme të lëkurës dhe përfshin shtresën e dytë të lëkurës – Dermën. Tek shkalla e dytë e djegies dhembjet janë të forta dhe të enjturat janë më të theksuara. Nëse tek djegiet e shkallës së dytë të djegurat nuk kalojnë 7.5 cm në diametër, duhet të trajtohen si djegie të lehta. Nëse vendi i djegieve është më i largët, nëse djegiet janë në duar, këmbë, fytyrë apo vende tjera, atëherë duhet të trajtohen si djegie të shkallës së rëndë dhe duhet të kërkohet ndihma e shpejtë mjekësore.
3. SHKALLA E TRETË E DJEGIES: është forma më serioze e djegieve, e cila manifestohet me dhembje të fortë, duke përfshirë të gjitha shtresat e Lëkurës duke shkaktuar dëmtime permanente të indeve. Indi yndyror, muskujt e madje edhe eshtrat mund të jenë të afektuar. Vendi i djegur mund të ketë ngjyrë të zezë apo lëkura mund të jetë e thatë dhe e bardhë .
4. SHKALLA E KATËRT E DJEGIES: është e karbonizuar (është bërë shkrum) dhe kjo pjesë e trupit gjithsesi shkurtohet, hiqet.
- DJEGIET E LEHTA
Duke përfshirë djegiet e shkallës së parë dhe Djegiet e shkallës së dytë të kufizuara në pjesët jo më të mëdha se 7.5 cm në diametër duhet të mirren këto masa
• Ftoheni djegien, mbani vendin e djegur nën ujë, i cili rrjedh për 5-minuta apo derisa dhembja të qetësohet. Nëse kjo është jopraktike atëherë vendose pjesën e djegur në ujë të ftohtë, apo ftoheni me ndonjë fashë të ftohët. Ftohja e djegieve i ulë të enjturat nga lëkura. Mos vendosni akull mbi djegie.
• Mbështjelleni djegien me gazë sterile (fashë sterile), mos përdorni material nga pambuku, që mund të ngatërrojë lëkurën. Mbështjelle gazën lirshëm duke shmangur shtypjen në lëkurën e lënduar. Fasha apo gaza mban ajrin larg nga lëkura e djegur, zvogëlon dhembjet dhe parandalon paraqitjen e fluskave.
• Përdorni barna kundër dhembjes. Nëse dhembja nuk pushon atëherë perdorni barna kundër dhembjes siç janë: Paracetamol, Ibuprofen, Naproxen, ndërsa Aspirin mos lejoni të përdorni as tek fëmijet as tek të rinjët. Djegiet e lehta zakonisht shërohen pa terapi të mëtejme. Ato mund të shërohen me ndryshime pigmentuese (pika-pika) që d.m.th. se vendi i shëruar mund të ketë ngjyrë tjetër.
VËREJTJE:
• Ndalohet përdorimi i akullit. Duke vendosur akull drejtëpërdrejt në djegie mund të shkaktojë dëmtime të mëtejme të lëkurës.
• Ndalohet përdorimi i yndyrës (tlyen) apo pomadë në djegie, kjo mund ta pengojë shërimin e mëtejshëm.
• Mos i shpërtheni fluskat e ujit mbi lëkurë, sepse ato japin infeksione.
- DJEGIET E RËNDA
Tek djegiet e rënda thirret menjëherë ndihma e shpejtë dhe ndërkohë ndërmirren këto masa:
1. Mos largoni rrobet e djegura nga trupi i personit, sigurohuni që viktima të jetë larg nga materialet djegëse apo ekspozimi nga tymi dhe zjarri.
2. Mos vendosni djegiet e mëdha në ujë të ftohtë.
3. Vështroni shenjat e qarkullimit, si: Frymëmarrjen, Kollitjen apo lëvizjet. Nëse nuk ka shenja të frymemarrjes apo shenja të tjera të qarkullimit, atëher fillon reanimin kardiopulmonar.
4. Mbështjelleni regjionin e djegies duke përdor fasha sterile të ftohta apo të lagëta. Nëqoftë se sipërfaqja e djegur është shumë e madhe, pjesa e djegur mbështillet me pëlhurë të pastër, këllëf të përshtatshëm. Duart dhe këmbët e djegura duhet ti imobilizojmë dhe ti ngrejmë pak më lart. Për të ndihmuar personin nga djegiet e mëdha duhet t’i japim sasira të mëdha lëngjesh.
Të djegurat e kanaleve të frymemarrjes shkaktohen nga thithja e ajrit të nxehtë. Për shkak të ngushtimit të kanaleve të frymemarrjes, jeta rrezikohet në mënyrë të drejtëpërdrejt nga zënia e frymës. Prandaj të lënduarin duhet ta transportojmë urgjentisht në pozitë gjysmë të ulur.
Të dëmtuarin që e ka kapluar Zjarri duhet ta shpëtojmë duke i shuar sjarrin me mjete të thata dhe duke e mbuluar me batanie, pallto ose me ndonjë material të rëndë tekstili. Personi që digjet shpëton më lehtë duke e rrokullisur nëpër tokë. Rrobet nga trupi i personit të djegur hiqen duke i shqyer vetëm në mënyrë që ti shmangemi dëmtimeve të mëtejme. Nëse ndonjë pjesë e rrobeve është e djegur dhe ngjitur për trup, atëherë duhet prerë me gërshërë, kurse pjesët e karbonizuara të rrobeve (krejt zi të djegura) mbeten në vendin e djegur të trupit e nuk hiqen gjatë ndihmës së parë.
Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut
Përgatiti: Bukurmals