Nigella Sativa: VAJI I GRURIT TE ZI -Fara e zezë​

0
231

Ky material është marrë nga libri ‘Bimët Mjekësore dhe Shëndeti’.
Nuk mund të kopjohet ose përdoret pa Autorizimin e ‘Bimë Mjekësore’
Nigella sativa, ose “habbatul barakah” – “Farat e bekuara”, siç i quajnë arabët, ose “gruri i zi” – habbe sauda (kështu quhej në mesjetë në vendet arabe) është një bimë e vogël njëvjeçare me origjinë nga Azia e Vogël, e mirënjohur qysh në lashtësi dhe e përmendur edhe në Dhjatën e Vjetër. Preferon vende me klimë shumë të nxehtë dhe arrin lartësinë deri 25 cm. nga toka. Që nga dita e mbjelljes, duhen katër muaj që bima të arrijë fazën e pjekurisë. Lulëzon në verë.

Në gërmimet arkeologjike, sidomos në Piramidat e Egjiptit, janë zbuluar enë të mbushura me vaj të grurit të zi, gjë që vërteton se ai është përdorur prej mijëra vjetësh, si në ritet fetare, ashtu edhe në proceset kurative. Gjithashtu, edhe nga Greqia e lashtë dhe Arabia, vijnë të dhëna se është përdorur gjerësisht në mjekësinë e asaj kohe për të mjekuar problemet e zorrëve dhe të organeve gjenitale. (ju mbron nga infeksionet e tyre).

Sidoqoftë, vlerësimin më të lartë kjo bimë e ka marrë nga Profeti i Muslimanëve, Muhammedi alejhi selam, i cili në një hadith është shprehur se, “Gruri i Zi shëron të gjitha sëmundjet, me përjashtim të vdekjes”. Dhe, në të vërtetë, thëniet e Profetit të Muslimanëve për Nigella sativa-n, janë vërtetuar nga studimet e pafundme që janë bërë për këtë bimë “të bekuar”, që nga shkencëtarët e shquar muslimanë të Arabisë, me në krye al-Biruni-in, deri te filozofi dhe mjeku më i madh i mesjetës Ibn Sina (Avicena).

Studimet për këtë bimë të mrekullueshme vazhdojnë edhe në ditët e sotme me sukses befasues. Rezultatet e “Cancer Immuno-Biology Laboratory della Carolina del Sud” (SHBA), kanë vërtetuar se vaji i “grurit të zi” “stimulon palcën e kockave dhe prodhimin e qelizave imunitare, stimulon gjenerimin e interferonit, mbron qelizat normale nga sulmet e viruseve, lufton riprodhimin e qelizave tumorale dhe shton numërin e qelizave B, që prodhojnë antikorpe, të cilat luftojnë kundër alergjive dhe vatrave të infeksioneve”.Narcissus seed

Së fundmi edhe në Gjermani është studiuar e vërtetuar efekti mirëbërës i vajit të “grurit të zi”, duke konfirmuar rezultatet e studimeve të kryera në Amerikë. Imunologu Peter Schleicher – anëtar i Akademisë Botërore të Shkencëtarëve qysh nga viti 1986 – me studimet që ka kryer në institutin e tij, ka vërtetuar se vaji i Nigella sativa-s prodhon në organizmin e njeriut substanca të rëndësishme imunorregulluese, stabilizon membranën e qelizave, ka veprim antiinfiamator, nëpërmjet të cilit pengon reaksionet imunologjike që shkaktojnë shumë sëmundje kronike, që nga aknet, deri te kanceri. Edhe në një kongres ndërkombëtar të mjekësisë në Nuova Delhi është folur për efektet antitumorale të këtyre farave dhe vajit të tyre, i vërtetuar tashmë si medikament i çmuar natyral.

Nigella sativa kultivohet në Evropë, në Afrikë dhe në Azi. Përdoret në gjithë botën me shumë sukses.

Përmban një pafundësi – rreth 100 – substancash thelbësore për jetën, si:
acid askorbik, acid glutamik, arxhininë, karbohidrate, çisteinë, lizinë, vitaminat A, B/1, B/2, C, karoten, proteina, potas, selen, kalçium, magnez, hekur, etj. Nga nëntë aminoacide esencialë që ekzistojnë, përmban tetë!

Cilësitë kryesore vepruese: koleretike, antistaminike, karminative, emenagoge, diuretike, antiinfiamatore, antibiotike, antimykotike, antiastmatike, antiulçeroze, antireumatizmale, antialergjike, stimulante, nervine, etj., etj.
Qëllimi i përdorimit:

Farërat e Nigella sativa-s, të shtypura e të ziera në formë dekokti, ose farërat në formë pluhuri, si dhe vaji i këtyre farërave të zeza, përdoren për këto raste problemesh shëndetësore.

I – përdorim i jashtëm, për probleme të lëkurës:

1. kundër akneve;
2. kundër irritimeve me natyrë alergjike të lëkurës;
3. kundër dermatozave në përgjithësi dhe kundër dermatozës luspore në veçanti;
4. kundër çibanëve;
5. kundër infeksioneve në lëkurë;
6. kundër sëmundjeve të lëkurës që shoqërohen me kruarje;
7. kundër plagëve të çdo lloji, si dhe kundër djegieve;
8. kundër psoriazës;
9. kundër ekzemës;
10. kundër herpesit (sëmundje virale infiamatore e lëkurës, me fshikëza të vogla …)
11. kundër sëmundjeve të lëkurës shkaktuar nga myku;
12. kundër sëmundjeve të lëkurës shkaktuar nga kërpudhat;
13. kundër dhimbjeve reumatizmale (kompresa, fërkim, masazh);
14. kundër rrathëve poshtë syve;
15. kundër venave varikoze.
16. Forcon rrenjen e flokut dhe ndihmon te mbijne te reja.
II – Përdorim i brendshëm.

1. kundër astmës;
2. kundër kolibacilozës (infeksion nga Escherichia coli);
3. kundër infiamacioneve në zorrën e trashë;
4. kundër kolikave dhe çrregullimeve të zorrëve;
5. kundër infiamacioneve të nyjeve limfatike;
6. kundër ulçerave të zorrëve;
7. kundër ngërçeve të zorrëve;
8. kundër gastritit;
9. kundër diabetit (ndihmës);
10. kundër çrregullimeve dhe dhimbjeve të forta me ngërçe në menstruacione;
11. kundër problemeve të menopauzës;
12. kundër vështirësive për t’u përqendruar;
13. kundër nevralgjive;
14. kundër osteoporozës;
15. kundër problemeve hormonale;
16. kundër plogështisë;
17. kundër ulçerave gastrike;
18. kundër kollës;
19. kundër kruarjeve;
20. kundër depresionit;
21. ndihmon në shtimin e rruazave të kuqe në gjak;
22. Shton Oreksin
23. ndihmës në parandalimin dhe në mjekimin e kancerit, veçanërisht atij në pankreas;
24. ndihmon për t’i dhënë energji gjithë trupit, e të tjera, e të tjera…
25. Kunder renies se flokut.
Mënyra e përdorimit:

– Në formë fare, (gjindet edhe në Shqipëri, si produkt importi nga vendet arabe). Duhet ta shtypni të freskët dhe më pas me të përgatisni një infuz, një lugë çaji me fara në 150 ml. ujë të valuar, tre herë në ditë, një orë para ushqimit.

– Në formë Vaji pihet me lugë kafeje, një në mëngjes dhe një në mbrëmje, një orë para ushqimit.

– Përdorim jo më pak të rëndësishëm kanë farërat e zeza të Nigella sativës në kuzhinë, veçanërisht në atë indiane, marokene, evropiane, etj.

Kujdes: Nuk rekomandohet përdorimi i Nigella sativës nga gratë shtatzëna, sepse ka cilësi abortive. Nëse nuk teprohet me të, nuk ka kundërindikacione. Sidoqoftë, nëse përdoret si mjekim ndihmës në sëmundje të rënda, konsulta me mjekun është e domosdoshme. Per fëmijët mbi 4 vjeç, duhet përdorur gjysma e dozës së të rriturve, në 24 orë, dmth më pak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here