Temjani, camcakëzi arab (arab. luban; luban hindi; kundur)
Edhe pse posedon shumë veti mjekuese, shumica e njerëzve rreth tamjanit nuk dijnë gati asgjë.
Në mjekësinë aurvedike, për disa mileniume përdoret në mjekimin e artritit , shërimin e plagëve, rregullimin e statusit hormonal te gratë dhe në mbrojtjen nga mikroorganizmat patogjen.
Në vendet e Lindjes së afërt, që herët përdoret për mbajtjen e shëndetit të hapsirës së gojës. Njerëzit nga këto vise e përtypin rrëshirën e tamjanit dhe kështu e përmirësojnë shëndetin e dhembëve dhe nofullave.Vetitë anti-mikrobike që i ka, e parandalojnë infektimin.
Në Perëndim tamjani më shumë njihet për vetitë e tij anti-ndezje, ndërsa acidet e bosvelit janë përbërësi kryesor i saj.
Tamjani në mënyrë efikase zbut dhembjen e shkaktuar nga artriti, pa dhënë asnjë efekt anësor. Përmirëson qarkullimin, si dhe rrjedhjen e gjakut nëpër enët e gjakut të dëmtuara nga proqeset e ndezjes.
Hulumtimet kanë vërtetuar që ekstrakti, acetati i tamjanit, zvoglon dëmtimet neurologjike, vepron kundër depresionit dhe ngarkesës psikike, zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe parandalon sëmundjet e enëve të gjakut.
Në aromaterapi përdoret për lirimin nga stresi, ngarkesa psikike, histeria dhe depresioni, larja me vajin e temjanit ndihmon në dhembjet menstruale dhe ndezja e rrugëve urinare. Ndihmon te bronkiti, asma, sinuziti, ftohjet e shpeshta dhe alergjitë.
Për tu arritur efekti i duhur, është e nevojshme që në dorë të vendoset pak vaj dhe të thithet aroma e saj disa herë në ditë. Është i shkëlqyeshëm për inhalim, në një litër ujë të nxehtë hudhet një lugë e madhe e tinkturës së temjanit.
Vaji i tamjanit mundë të ndihmoj në mjekimin apo zbutjen e gërrhatjes, ashtu që lyhet qafa, gjoksi dhe regjioni rreth hundës. Vaji nuk aplikohet i koncentruar por i zbutur me vaj bazik apo me ujë.
Edhe pse nuk ka kundërindikime të njohura, temjanit dhe preparateve e tij duhet ti ikin personat me tension të lartë të gjakut, shtatëzenat dhe gjidhënëset.

ndihmon shërimin e tuberkulozit, gjakrrjedhjes, dhembjes së barkut dhe diaresë, ndihmon tretjen e ushqimit, eliminon gazrat, eliminon plagëzat dhe pezmatimet e syve, ndihmon rritjen e indit të ri te të thatit e stomakut, ndihmon në rastet e belbëzimeve dhe rritë kujtesën.
Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)