Mrekullia e rrjetës së merimangës

0
173

Rrjeta e Merimangës

“…me të vërtetë, sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është shtëpia e merimangës.”

(Surja Al Ankabut (Merimanga): 41)

Ky ajet kuranor shfaqet në fillimin e pjesës së dytë së Sures Al-Ankabut (Merimanga).

Eshtë një sure mekase e cila ka 69 ajete. Kjo sure u emërtua e tillë për shkak se krahason pabesimtarët dhe idhujtarët, të cilët kërkojnë mbrojtje dhe ndihmë nga sende apo njerëz në vend të Allahut.
Shembulli i tyre është si shembulli i merimangës e cila strehohet në shtëpinë e vet që është edhe shtëpia më e dobët. Ky është i vetmi ajet në Kuranin Famëlartë ku përmendet merimanga.

Tema kryesore e kësaj sureje është besimi në Allahun e Lartëmadhëruar.

Cek telashet të cilat u shkaktohen besimtarëve për shkak të besimit të tyre dhe se çfarë mund të përjetojnë si shkak i të kapurit pas fesë së Allahut dhe thirrjes drejt saj. Kjo e gjitha për shkak të konfliktit të pashmangshëm ndërmjet të keqes dhe së mirës si dhe ndërmjet pasuesve të të dyja rrugëve.

Si përmbledhje, sureja përshkruan se çfarë u ndodhi disa prej Profetëve dhe të Dërguarëve të Allahut të cilët u penguan të thërrasin në rrugën e Tij.

Gjithashtu flet për disa diktaktorë dhe popuj të cilët u ndëshkuan rëndë për mëkatet e tyre. Poshtëron mohuesit dhe idhujtarët dhe i vë ata si shembuj përpara të gjithëve.

Surja flet për njëshmërinë e Allahut dhe thërret besimtarët ti përmbahen fesë së tyre ose të shpërngulen në kohë vështirësie, duke mbajtur besimin e tyre.

Surja Al Ankabut lartëson rëndësinë e xhihadit (vështirësia ose vuajtja për hir të besimit) dhe luftëtarin i cili përpiqet ti shërbejë Allahut.

Surja qartëson fatin e besimtarëve, hipokritëve dhe pabesimtarëve. Në fund sureja mbyllet me faktin se si Allahu sjell përgëzime për luftëtarin për besimin e tyre të palëkundur.

Shenjat e krijimit në Suren Al Ankabut:

1.Tregon se vetëm Allahu mund të krijojë dhe të rikrijojë. Këtë mund ta shohim te njeriu i cili lind, zhvillohet, vdes dhe nëpërmjet riprodhimit le pasardhës të cilët do të kryejnë të njëjtin cikël konstant duke formuar ciklin e jetës dhe të vdekjes për aq kohë sa Allahu dëshiron.

Për më tej aty gjendet cikli i krijimit të trupit mahnitës të njeriut, shkatërrimi i tij, zhdukja e tij në dheun e tokës dhe rikrijimi po nga i njëjti dhe. Po ashtu (është) gjendet edhe cikli i ujit i cili mbasi derdhet në oqeane, avullon, zbret në formën e shiut dhe kryen vazhdimisht të njëjtin cikël,(cikli) i formimit të shkëmbinjëve tokësorë dhe ripërtëritja e sipërfaqes së tokës herë pas here.

2.Tregon se studimi i tokës, meditimi mbi format e ndryshme të shkëmbinjëve dhe studimi i jetës në këto shkëmbinj, janë mjetet të cilat njeriu mund të mësojë historinë e tokës dhe të vërtetën mbi origjinën e jetës. Fakte të tilla janë verifikuar nga studime të bëra në fushën e Gjeologjisë.

3.Konfirmon se rikrijimi në botën tjetër, duke pasuar shkatërrimin e universit do të ndjekë të njëjtën rrugë sikurse rrugën e krijimit të parë.

4.Konfirmon se shtëpia e merimangës është shtëpia më e dobët ndër të gjitha shtëpitë, si në kuptimin fizik dhe shpirtëror. Kjo është vërtetuar nga studime në fushën e Zoologjisë.

5.Ka gjithashtu shumë shenja historike dhe psikologjike që lidhen drejtëpërsëdrejti me kërkimin shkencor. Gjithsesi, ato nuk kanë shumë përputhjë me temën që po punojmë; shenjat e krijimit në Kuranin Famëlartë.

Përderisa secila nga pesë pikat e sipërme kërkon një kërkim të veçantë dhe të zgjeruar, do të fokusohemi në çështjen e natyrës së dobët së rrjetës së merimangës, të cilën Allahu e përdori si shembull në ajetin e 41 në suren Al Ankabut. Me të drejtë themi se është me rëndësi ti hedhim një vështrim disa interpretimeve të dijetarëve lidhur me këtë çështje.

Interpretimet e dijetarëve:

“Shembulli i atyre,të cilët veç Allahut morën mbrojtës (zota,idhuj), është si shembulli i merimangës, që thur shtëpi, me të vërtetë, sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është shtëpia e merimangës.”

(Surja Al Ankebut, ajeti – 41)

Ibn Kethiri, dijetar i Islamit, ka thënë se Allahu ka sjellë këtë shembull për pabesimtarët të cilët kërkojnë zota të tjërë përveç Allahut për ti ndihmuar, për ti dhënë ushqim dhe mbështetje në vështirësi.

Rrjeta e merimangës këtu, me dobësinë e saj, tregon se mbështetja në zota të tillë të cilët nuk kanë asgjë është njëlloj si të mbështetesh te rrjeta e merimangës e cila është e padobishme. Sikur ta dinin ata nuk do të merrnin për mbrojtës dikënd tjetër përveç Allahut. Në anën tjetër, muslimanët, të cilët besojnë fort në Allahun, dhe veprojnë sipas rregullave të tij kanë patur sukses në kapjen më të fortë e cila nuk ka për tu këputur për shkak të fortësisë së saj.

Në “Sifat uel bejan li meanil Kuran”,autori krahasoi pabësimtarët të cilët adhurojnë dhe u mbështëten zotave të rremë duke kërkuar ndihmën dhe faljen e tyre me shembullin e rrjetës së merimangës e cila nuk siguron mbrojtje as nga i ftohti e as nga i nxehti, as nga shiu e as nga era. Al Ankabut mund të përdoret për numrin njëjës apo shumës, gjininë mashkull apo femër të fjalës.

Merimanga nga këndvështrimi shkencor:

Trupi i merimangës është i ndarë në dy pjesë. Koka dhe gjoksi i merimangës janë të kombinuara në një segment të vetëm ndërsa pjesa e poshtme (abdomi) përbën segmentin tjetër të trupit. Segmenti i sipërmn ka katër këmbë, dy janë të shkurtëra të cilat quhen pedipalps,ndërsa çifti tjetër kanë formën e pincave të cilat quhen chelicerae (pjesa kafshuese), ku gjenden gjëndrat. Një bel i hollë ndan segmentin e parë të merimangës nga segmenti i dytë.

Merimanga mund të ketë deri në 8 sy dhe në disa raste edhe më pak. Eshtë një predator i cili ushqehet me insekte dhe ontroporodhë të tjerë. Ka një lëvozhgë të hollë, të fortë dhe të mbuluar me qime. Në ditët e sotme zoologët mund të identifikojnë deri në dyzet mijë specie merimangash të cilat ndryshojnë në gjatësi, formë dhe ngjyrë. Shumica e tyre mund të klasifikohen si krijesa tokësore dhe ato mund të gjenden vetëm, pervec në rastin e riprodhimit dhe depozitimit të vezëve. Merimangat janë të përhapura në habitate të shumta, duke filluar nga niveli i detit (0m) deri në lartësi 5000m.

Zakonisht një merimangë ka 3 çifte thjerrësish të cilat gjenden poshtë pjesës së abdomit me të cilën merimanga nxjerr materialin e ndërtimit të rrjetës.

Ky material mbasi del nga trupi i merimangës bëhet i ngurtë si pasojë e kontaktit me ajrin. Ky kontakt bën që rrjeta të marrë gjatësinë dhe fortësinë e saj në varësi të llojit të lëngut që del prej saj.

Merimanga mund të qëndrojë në shtëpinë e saj duke kryer të gjitha punët, ose mund të kërkojë një çerdhe ose të marrë shtëpinë e dikujt tjetër dhe ta lidhë me rrjetën e saj. Kur ndodhet në rrezik merimanga strehohet në shtëpinë e saj.

Emërtimi i sures në numrin njëjës së fjalës al-‘Ankabut nxjerr në pah jetën e vetmuar të merimangës, përvec në rastin e riprodhimit dhe depozitimit të vezëve. Kjo është në kontrast me dy suret e tjera Al-Nahl (Bletët) dhe Al-Naml (Milingonat), ku të dyja janë në numrin shumës, duke treguar për mënyrën e jetesës së këtyre gjallesave.

E Dyta: Nënkutimet e ajetit Kuranor “…si shembulli i merimangës, që thur shtëpi”:

Ky ajet Kuranor tregon se është merimanga e gjinisë femër e para e cila thur rrjetën. Prandaj, thurja e rrjetës është një detyrë e cila merret përsipër nga merimangat femër. Edhe pse mashkulli mund të marrë pjesë në thurjen e rrjetës, detyra në vetvete kryhet në pjesën më madhore nga merimanga femër. Kjo tregon për mrekullinë shkencore në fjalët e Allahut, “…thur një shtëpi”, ku fjala “thur” në gjuhën arabe është përdorur në gjininë femërore dhe jo mashkullore.

E Treta: Nënkuptimet e ajetit Kuranor “…me të vërtetë, sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është shtëpia e merimangës.”:

Ky ajet madhështor nxjerr në pah disa fakte të rëndësishme duke i renditur si më poshtë:

1.Nga këndvështrimi fizik, rrjeta e merimangës është shtëpia më e dobët. Ajo përbëhet nga një grup fijesh të holla të cilat ngatërrohen me njëra tjetrën dhe të cilat kanë hapësira të mëdha mes tyre. Si pasojë, rrjeta nuk mund ta mbrojë merimangën nga i nxehti apo i ftohti ekstrem, as edhe të ofrojë mbrojtje nga shiu, as nga era apo edhe nga sulmet e grabitqarëve të tjerë. Pavarësisht të gjithave, mënyra e ndërtimit të rrjetës së merimangës është mahnitëse. Rrjeta e merimangës edhe pse mund të jetë e dobët, natyra e saj është e veçantë, trashësia e një fijeje rrjete mund të arrijë gati 1 të 4000 e trashësisë së qimes së një njeriu normal. Për më shumë studimet e fundit kanë vërtetuar se endurat të cilat bëhen nga mëndafshi i merimangës Nephila janë më rezistente se disa materiale me të cilat prodhohen jelekët antiplumb.

Pra, rrjeta e merimangës është një nga materialet më rezistente në botë e cila mund të durojë një tension deri në 42000kg/cm2. Kjo shpjegon pse Allahu tha në Librin e tij Fisnik “…shtëpia më e dobët” në vend të “fijeve më të dobëta”. Shtëpia e merimangës edhe pse ndërtohet me fije të fuqishme prapëseprapë mbetet shtëpia më e dobët.

2.Nga pikëpamja shpirtërore, shtëpia e merimangës është shtëpia më delikate nga të gjitha shtëpitë. Është e zhveshur nga kuptimet e dashurisë dhe mëshirës; bazat mbi të cilat formohet familja e lumtur. Në disa specie, femra e mbyt mashkullin menjëherë mbas procesit të fertilizimit.

Në disa raste femra ushqehet pa mëshirë me trupin e tij dhe në disa raste të tjera femra vdes menjëherë mbas fertilizimit. Kur vezët fillojnë të hapen, të vegjlit dalin jashtë dhe e gjejnë veten në një mjedis të zymtë. Ata fillojnë të luftojnë me njëri tjetrin për ushqim/hapësirë deri sa të mbijetojnë disa prej tyre. Kur e ëma ngordh, të vegjlit ushqehen me trupin e saj.

Më pas merimangat përhapen në mjedisin rrethues ku çdo femër që mbijeton fillon ndërtimin e rrjetës së saj. Këta që mbijetojnë vazhdojnë në të njëjtin proces tragjik si më parë, gjë që e cila e bën shtëpinë e merimangës shtëpinë më brutale. Allahu ka marrë shembullin e shtëpisë së merimangës si një shembull me të cilin shprehet delikatësia dhe dobësia e saj si pasojë e lidhjeve të dobëta në familje dhe mungesa e mëshirës ndërmjet pjesëtarëve të familjes.

E Katërta: Nënkuptimet e ajetit Kuranor “…sikur ta dinin”:

Fakte të tilla nuk kanë qenë të panjohura në kohën kur zbriti shpallja dhe as nuk qenë të ditura për shekuj me rradhë mbas saj. Ato u zbuluan mbas studimeve të shumta në fushën e sjelljes së merimangave për të cilët u deshën dekada të shumta. I gjithë zbulimi u bë i qartë në dekadat e fundit të shekullit të njëzet. Prandaj, Allahu përmbylli këtë çështje me ajetin. “…sikur ta dinin”.

Ky ajet iu zbrit Profetit Muhamed përpara 1400 viteve duke përshkruar shtëpinë e merimangës si shtëpinë më të dobët në kohën kur shumica e njerëzve ishin analfabetë, prandaj, cilësohet si zbulim shkencor. Ashkush përveç Allahut nuk mund të japë informacione të tilla. Allahu e ka ruajtur Kuranin në gjuhën e cila ka zbritur (arabisht) për më shumë se 14 shekuj.

Ai do të vazhdojë ta ruajë atë derisa të përmbysë botën dhe ata që janë në të, në mënyrë që Kurani të qëndrojë si argument për të gjithë njerëzit deri në Ditën e Gjykimit. Pra, çdo gjë që thuhet në Kuran është fjalë e Allahut dhe është dëshmi e pejgamberllikut të Muhamedit alejhi selam.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here