MREKULLIA NE KRIJIMIN E DORES

0
513

Dora është për t’i mbërthyer rrobat, për të shkruajtur, për të prerë ushqimin. Dora e cila me një sukses të madhe i realizon këta operacione të cilat duken si të thjeshta por që janë shumë të vështira, është një mrekulli inxhinierike. Veçoria më e rëndësishme e dorës është se në fusha të ndryshme përdoret me një sukses të madh, krahët të cilët posedojnë një numër të madh të muskujve dhe nervave ndihmojnë dorën varësisht nga kushtet për të kap fortë dhe butë.

Në trupin e njeriut ka një numër të madh të ekuilibrave të ndjeshëm, njerëzia në saje të sistemeve të cilat punojnë plotësisht të varura nga njëri-tjetri në saje të lidhjeve me sisteme të tjera të trupit i realizon funksionet vitale pa asnjë pengesë, mbi të gjitha këta i realizon pa ndonjë mund të veçantë, pa mos u ballafaquar me ndonjë vështirësi. Njeriu për shumë gjëra nuk është i njoftuar p.sh. kur fillon dhe kur mbaron tretja në lukth, për ritmin e zemrës, për bartjen e materieve të nevojshme nga ana e gjakut në pjesët e nevojshme të trupit, për të shikuarit, për të dëgjuarit.

Në trupin e njeriut është formuar një sistem pa të meta dhe po funksionon në mënyrë të shkëlqyeshme, ky është krijimi i Allahut, xh.sh i cili çdo punë nga toka e deri tek qielli e ka transformuar dhe e ka harmonizuar. Allahu xh.sh në këtë mënyrë ja kujton njeriut që të mendoj mbi krijimin e Tij.

“O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë? I cili të krijoj, të përsosi dhe të drejtoi. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi.” (Kaptina El-Infitar, 6 – 8)