Mos u trishto, sëmundjet s’mund të jenë pengesë për të arritur suksesin

0
228

Në një gazetë të përditshme është intervistuar një person i verbër i quajtur Muhammed el-Medeni, i cili në këtë gjendje kishte studiuar librat e letërsisë arabe nga sytë e të tjerëve. Ai kishte dëgjuar librat e historisë, revistat dhe gazetat e ndryshme nga shokët e tij, kishte ndodhur që deri në orët e vona të natës të dëgjonte dhe mësonte nga të tjerët. Në këtë mënyrë ai ishte bërë një referencë në letërsi dhe histori.

Mustafa Emin në një numër të gazetës esh-Sherk ul-Euset shkruan: “Duro vetëm pesë minuta përballë intrigave të mashtruesve, përballë padrejtësisë së zullumqarit dhe tiranëve sepse, të jesh i bindur, shkopi dhe hallkat do të thyhen, i burgosuri do ta fitojë lirinë dhe errësira do të marrë fund.

Në Riad u takova me myftiun e Shqipërisë, i cili kishte qenë i burgosur njëzet vjet nga komunistët e atëhershëm. Në burg ishte përballur me tortura të ndryshme dhe punë fizike shumë të rënda, por përsëri kjo nuk kishte qenë pengesë që ai të falë pesë kohë namaz në një skaj të banjos,duke u fshehur nga sytë e zullumqarëve. Kështu edhe pse kaloi kjo kohë e gjatë ai me durimin që pati ngadhënjeu mbi padrejtësinë. Allahu [xh.sh.] thotë: “Dhe ata pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga Allahu…” (Kuran 3:174).

Nelson Mandela, presidenti i Afrikës së Jugut, qe i burgosur njëzet e shtatë vjet sepse thërriste popullin e vet për çlirim e pavarësi. Duke qenë këmbëngulës në thirrjen e tij, në fund ia doli. Në Kur’an thuhet: “Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote e të mirat e saj, Ne do ua plotësojmë shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre s’do u mungojë gjë” (Kuran ‪11:15‬).

Nëse ndjeni dhimbje, edhe ata ndjejnë dhimbje sikurse ju, e ju, ndryshe nga ata, shpresoni nga Allahu çka ata nuk shpresojnë”
(Kur’an 4:104).

“Në qoftë se juve u preku çka ju dhemb (në Uhud), edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja” (Kur’an 3:140).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here