Mos u trishto nëse fiton kafshatën, një grusht ujë dhe pëlhurën që të mbulon trupin

0
217

Një nga marinarët kishte humbur në oqeanin e pafund dhe njëzet e një ditë qëndroi kështu i humbur, duke mos ditur veten fare se kah të merrte drejtimin. Kur shpëtoi nga kjo e njerëzit e pyetën se çfarë mësimi mori nga ky pësim i tmerrshëm, ai u tha: Mësimi më i madh që nxora nga ky pësim është: nëse ke me vete ujin e pastër dhe ushqim të mjaftueshëm, gjithmonë rri i kënaqur dhe kurrë mos u bëj merak!”

Jonathan Swift thotë: “Mjekët më të mirë në të gjithë botën janë: Dr. Dieta, dr. Qetësia dhe dr. Gëzimi. Pra, ushqimi i pakët me qetësi dhe gëzim është ilaçi më i dobishëm i gjithë kohërave”.

Njëri nga besimtarët e devotshëm i tha një harxhuesi: “Unë të shoh në dhunti të mëdha, prandaj kufizoji ato më falenderim.”

Allahu [xh.sh.] thotë: “Nëse falenderoni, do t’ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim dënimi se Im është i vështirë”
(Kur’an 14:7)

“Allahu ju sjell si shembull një fshat që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata i përbuzën të mirat e Allahut. Atëherë Allahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun e urisë dhe të frikës” (Kur’an 16:112)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here