Mos u trishto, Allahu i përgjigjet nevojtarit ateist, e si të mos i përgjigjet besimtarit musliman?!

0
226

Prijësi me popullaritet më të madh në Indi pas Budës, Mahatma Gandi, do të ishte çmendur po të mos kishte vazhduar të pranojë inspirimin nga fuqia e adhurimit që bënte. Gandi e deklaroi këtë personalisht: “Sikur të mos isha lutur (në mënyrën e tij të posaçme), do të isha çmendur që herët.”

Ja pra, kjo ngjau me Gandin, i cili nuk ishte musliman, megjithatë besonte dhe lutej në drejtimin e tij.

“(Idhujtarët e dinë për Allahun se) kur hipin në anije (u këputet lidhja me tokën dhe frikësohen) i luten sinqerisht AlIahut”
(Kur’an 29:65).

“A është Ai që i përgjigjet nevojtarit kur ai e thërret?” (Kur’an 27:62);

“dhe binden se janë të shkatërruar, e lusin Allahun pa farë përzierje të idhujve”
(Kur’an 10:22).

Hulumtova shumë rreth fjalëve të dijetarëve islam mbi mërzitjen e shqetësimin por nuk gjeta, vallë ç’të jetë arsyeja?! Mendoj se ata dijetarë, hulumtues të famshëm, të zhytur mirë në besim të drejtë, jetuan me fenë e tyre, në siguri e paqe të pandërprerë; jeta e tyre ishte shumë larg dyshimeve dhe kotësive.

“Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e besuan e ajo është e vërteta prej Zotit të tyre Ai ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen”
(Kur’an 47:2).

Dëgjo fjalën e Ebu Hazm-it, i cili thoshte: “Në mes meje dhe mbretërve ka vetëm një ditë, sa i përket të djeshmes, nuk e gjejnë më kënaqësinë e saj, kurse sa i përket të nesërmes, edhe unë edhe ata jemi me frikë, vetëm se e sotmja na mbetet dhe
kush e di se si mund të jetë ajo!”

“Zoti ynë, Ty të lutemi për dobinë e kësaj dite: begatinë e saj, shpëtimin e saj, dritën dhe udhëzimin e saj” (hadith).

“O ju që besuat, rrini të përgatitur”
(Kur’an 4:71);

“Dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju” (Kur’an 18:19).

“Fjala e tyre nuk ishte tjetër po vetëm thonin: ‘Zoti ynë, na i fal mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona, e na forco në vendet tona, dhe ndihmona kundër popullit jobesimtar! Ndaj
Allahu ua dha shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të botës tjetër; Allahu i do punëmirët” (Kur’an 3:149).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here