Mos u gëzo me plagët e të tjerëve

0
536

 

Ti i cili je begatuar nga Allahu me punë.. kur të ulesh në ndonjë tubim dhe në mesin tënd ke njerëz pa punë apo me rrogë më të ulët, mos fol për investimet e tua dhe rrogën tënde të lartë apo udhëtimet e tua. E nëse detyrohesh të flasësh rikujtojua atyre se kjo është begati dhe risk nga Allahu dhe se risku është në Dorën e Allahut dhe se bereqeti nuk varet nga pasuria e shumtë. Sa e sa pasanikë nuk e shijojnë lumturinë dhe nuk e gjejnë atë edhe përskaj pasurisë.

(Plaga rritet.. dhe nuk duron të shtohet edhe më shumë).

Ti i cili je begatuar nga Allahu me diploma shkencore.. kur të ulesh në ndonjë tubim dhe në mesin tënd ke njeri që kushtet e kanë penguar që të vazhdon shkollimin, mos fol para tij për gradat e tua shkencore dhe kulturën e tënd të gjër. E nëse detyrohesh të flasësh thuaj se jam i sinqertë në atë që e them se dituria nuk është në diploma apo në nota dhe në universitete. Sa e sa dijetarë janë të njohur dhe kanë arritje të mëdha edhe pse nuk kanë diploma universiteti dhe grada shkencore.

(Plaga rritet.. dhe nuk duron të shtohet edhe më shumë).

Ti i cili je begatuar nga Allahu me prindër.. kur të ulesh në ndonjë tubim dhe në mesin tënd ke njeri që e ka humbur ndonjërin nga prindërit apo ata të dy, mos fol për dashurinë dhe butësinë e prindërve tu ndaj teje. E nëse detyrohesh të flasësh thuaj se jam i sinqertë në atë që e them se humbja e prindërve nganjëherë bën që njeriu të rritet më shpejt dhe të jetë më i fortë në personalitet dhe njeriu të përfiton përvojë nga përgjegjësitë që i merr para kohe.

(Plaga rritet.. dhe nuk duron të shtohet edhe më shumë).

Ti i cili je begatuar nga Allahu me.. dëgjim, pamje, të folur, me prekje, me shëndet, me pasuri, bukuri, liri, sukses, apo me çfarë do begati qoftë ajo, rikujto se Allahu është poseduese i begative.

(Plaga rritet.. dhe nuk duron të shtohet edhe më shumë).

Të ndjesh me njerëzit është gjë e bukur, kurse të lëndosh dikë në ndjenja me qëllim apo pa qëllim është gjë e shëmtuar dhe e ligë.

Mos harro se Allahu mundet ta merr këtë begati nga ti nëse ti nuk ia jep hakun si duhet, e nga haku është të falënderosh Allahun për të dhe të mos bëhesh mendjemadh.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU