Mos u pikëllo, buzëqeshi jetës!

0
156

Buzëqeshja konsiderohet dhurata më e bukur.

Kur zgjohesh nga gjumi, buzëqesh dhe falëndero Allahun për dhuntinë e jetës. Në llogari ke edhe një ditë më tepër për t’iu bindur të Gjithëmëshirshmit.

Kur t’i shohësh prindërit pranë teje, buzëqesh, sepse ka shumë të tillë që janë privuar nga dhuntia e prindërve.

Kur nisesh drejt punës, buzëqesh, sepse ka njerëz që nuk kanë punë.

Kur kujton disa vështirësi dhe shtypje përmes së cilave ke kaluar, buzëqesh, sepse ato kanë kaluar dhe se nuk do të rikthehen me lejen e të Gjithëmëshirshmit.

Kur të kaplon ndonjë gjë e vështirë, buzëqesh, sepse ti ke një Zot të Madhërishëm, tek i Cili mund të mbështetesh dhe t’i drejtohesh në çdo kohë. “Ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen.”

Kur të dështosh në një përvojë të caktuar, buzëqesh, të mjafton nderi se je përpjekur.

Kur të shkakton ndonjë person dhimbje, buzëqesh, sepse ekzistojnë shumë persona që orvaten të t’i shërojnë plagët.

Kur të bëjnë ndonjë padrejtësi ata që i ke rreth vetes, buzëqesh, sepse ti nuk i bëre askujt padrejtësi.

Kur mëson se filani prej njerëzve nuk të do, buzëqesh, sepse ka shumë njerëz, të cilët të duan dhe të dëshirojnë lumturinë.

Kujto se jetën tënde me vullnetin tënd mund ta shndërrosh në parajsë e plot lumturi e gëzime, gjithashtu me vullnetin tënd mund ta bësh të zezë përplot pikëllime e mërzi. Ty të takon zgjedhja!

Buzëqesh, sepse ti posedon zgjedhje të drejtë. /krenaria.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here