Tregohet se një i moshuar ishte ulur në tren me djalin e tij që ishte rreth 25 vjeç. Djali i cili ishte ulur afër dritares bënte lëvizje të çuditshme. Ai nxori dorën e tij në dritaren e trenit duke ndjerë erën që i përshkonte dorën dhe bërtet: Baba!! Shikoi, shikoi gjithë këto pemë që lemë prapa!!!
Burri i moshuar buzëqeshi me gëzimin që ndiente djali i tij.
Përkrah tyre ishte ulur nje cift qe shikonin dhe dëgjonin se çfarë ndodhte me babain dhe të birin. Ata u çuditën nga sjellja që bënte një i ri në moshën 25 vjeçare e cila ngjante me sjelljen e një fëmije.
Papritur i riu bërtiti përsëri: Baba shiko këtë bukuri dhe kafshët përreth, shiko mjegulla ecën bashkë me trenin!!!
Çuditja e bashkëshortëve vazhdoi përsëri nga tregimi dhe sjellja e djalit.
Ndërkaq filloi të binte shi, pikat e shiut preknin dorën e djalit të cilit fytyra iu mbush me gëzim dhe bërtiti edhe një herë tjetër: Baba po bie shi. Shiu lagu dorën time, shiko!!!
Në këtë moment çifti nuk duroi dot më dhe pyeti të moshuarin: Përse nuk e viziton djalin tek doktori që të mjekohet?
I moshuari ia kthen: Ne sapo kemi dalë nga spitali, ku djalit tim i është kthyer shikimi për herë të parë në jetën e tij…..
Kujto gjithmonë: Mos nxirr përfundime pa u njohur me të vërtetën.