Mos imito personalitetin e të tjerëve – Aid el Karni “Mos u trishto”

0
160

Secili ka një anë të cilës i kthehet, ju shpejtoni nga punët e mbara
(Kur’an 6:148)

“Ai është që ju bëri sundues në tokë dhe lartësoi në shkallë më të lartë disa nga ju mbi të tjerët” (Kur’an 6:165)

Secili grup e dinte vendin ku do të pinte ujë” (Kur’an 2:60)

Njerëzit kanë veçoritë e tyre dhe secili ndryshon nga tjetri, për nga pamja, fuqia fizike, idetë, zgjuarsia dhe profesionet.

Pejgamberi (s.a.v.s.) si simbol i shembullit të pashoq i punësoi(angazhoi) shokët e tij sipas mundësive dhe përgaditjeve të tyre, pra ‘AliZejdin për çështjet e trashëgimisë, Halidin për luftë, Hasanin ibn Thabitin për poezi, dhe Kajs ibn Thabitin për ligjërues.

Pra, rri me aftësitë tuaja dhe kryej detyrat e mos merr detyrat e të tjerëve që s’janë të përshtatshme për ty.

– A dëshiron ta shkrish veten dhe ta zhdukësh personalitetin?!
Nëse e bën këtë, ke vrarë veten.
Mos i përvetëso cilësitë e të tjerëve kur nuk janë të tuat.

Ndryshimi i cilësive dhe zgjuarsive njerëzore, ndryshimi i gjuhëve dhe ngjyrave të tyre janë fakte që argumentojnë fuqinë e Allahut (xh.sh) psh. Ebu Bekri me mëshirën dhe butësinë që kishte i bëri dobi një populli, Omeri me forcën dhe vendosshmërinë që kishte e ndihmoi popullin islam.

Të jesh i kënaqur me atë që ke është dhunti. 
Merri frytet e dhuntisë tënde, rriti ato të mira, përdori në të lejuarën, ofroju diçka të mirë të tjerëve që të kenë dobi ata që s’i kanë këto të dhëna.

Allahu nuk e obligon asnjeri përtej mundësisë së tij” (Kur’an 2:286)

Imitimi dhe përpjekja e futjes së vetes në personalitete të tjera është me të vërtetë varrosje e dhuntisë që të ka dhënë Allahu (xh.sh) është vrasje e dëshirës, fshirje e bazës së dallimit dhe karakteristikave personale ndër njerëz, të cilat i dëshiroi Allahu të jenë të tilla.

Aid el Karni

“Mos u trishto”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here