KËSHILLA VËLLAZËRORE PËR ATA QË NDJEHET TË PARAHATSHËM ME ANKTHE, FRIKË APO STRESE

0
245

KËSHILLA VËLLAZËRORE PËR ATA QË NDJEHET TË PARAHATSHËM ME ANKTHE,FRIKË APO STRESE.

Shumica e njerëzve ndjehen të stresuar me brenga shpirtërore,ngushtica në gjoks,vështirësi në frymëmarrje,rajhe të shpejta të zemrës,nervozizëm të pakontrolluar (dmth:të parahatshëm në jetën e përditshme)….ata si zakonisht drejtohen tek mjeku,i bëjnë të gjitha analizat duke përfshirë edhe EKG por si përfundim nuk arrin në shërimin adekuat,pastaj kalojnë në alternativa tjera…..pacientët e tillë mundohen që këta shqetësime shpirtërore ti mënjanojnë nëpërmjet medikamenteve neuro-psihiatrike siç janë:heleksa,leksiliumet apo të ngjashme me ta por përsëri nuk është arritur zgjedhjet e këtij ankthi shpirtërorë për shkak se medikamentet e tilla nuk janë permanente me vuajtjet e tyre shpirtërore,këto lloje të medikamenteve në aspektin kuptimor i ngjasojnë shembullit të borës,ajo vetëm i mbulonë mbeturinat gjatë periudhës dimërore ndërsa në pranverë pasi të shkrihet përsëri ngelen të njëjtat mbeturina,ngjajshëm edhe krizat e tilla shpirtërore vetëm mund të pezullohen e assesi të shërohen……atëherë si arrihet zgjidhja e këtyre vuajtjeve shpirtërore.

Z GJ I DH J A E P R O B L E M I T

Allahu është Krijuesi i krijesave në përgjithësi e i njeriut në veçanti,Ai është Shëruesi Madhështor,ndërsa Kur’ani është ILAÇ HYJNOR.
Tejkalimi i këtyre vështirësive mund të arrihet shumë thjeshtë dhe qartë,kjo mvaret nga vet pacienti sa është i guximshëm dhe i vendosur për të bërë një revolucion shpirtërorë përndryshe: MOS PENDIMI NGA TË GJITHA MËKATET DHE MOS PËRKULSHMËRIA NË SEXHDE ALLAHUT TË MADHËRISHËM OPSION APO RRUGËDALJE TJERËT NUK KA.
Prandaj porosia ime ndaj këtyre pacientëve është:
Duhet të bëni një pendim të sinqertë e të mirëfilltë dhe të kapeni fortë për rrugën e Allahut (dmth:Të praktikuarit e Fesë është gjë e detyrueshme-obligative jo vetëm me besimin formal por me gjithë zemër sepse devotshmëria epiqendrën e saj e ka pikërisht në zemër).ALLAHU NA UDHËZOFT DHE I UDHËZOFT TË GJITHË TJERËT QË E MERITOJNË UDHËZIMIN E TIJ.
Ai që udhëzohet në rrugën e Zotit,atij nga Mëshira e Zotit i dhurohet lumturia,rahatia shpirtërore,furnizimi,largimi i frikës si dhe të gjitha telashet e ndryshme që e preukopojnë prandaj me dy fjalë mund të elaborohet kështu:
Nuk duhet adhuruar Zoti vetëm kur kemi zort por gjithmonë SHPIRTI,ZEMRA dhe JETA duhet të jenë të ndërlikuara ngushtë me ALLAHUN E MADHËRISHËM.

Hoxhe Imbërja Hajrullai

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here