MOS GJYKO NË PAMJEN E JASHTME

0
255

Transmetohet nga Ebu Hurejre Abdurrahman ibën Sahr radijAllahu anhu të ketë thënë: “Ka thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Vërtet Allahu nuk shikon në trupat tuaj e as në fizionomitë tuaja, por shikon në zemrat tuaja.” (Transmeton Muslimi).

Shejh Uthejmini në qarimin e këtij hadithi ka thënë:

“Ky hadith aludon për atë që aludon edhe fjala e Allahut të Madhëruar: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij…” (El Huxhurat: 13) Allahu i Madhëruar nuk i shikon robërit e Tij në trupat e tyre, a janë të mëdhenj apo të vegjël, të shëndoshë apo të sëmurë e as nuk shikon në fizionominë a janë të bukur apo të shëmtuar. E tërë kjo nuk vlen asgjë tek Allahu, gjithashtu Allahu nuk shikon as në prejardhje, a është e lartë apo e ulët dhe as nuk shikon në pasuri. Nuk ka mes Allahut dhe krijesave të tij lidhje tjetër pos devotshmërisë. Kush është më i devotshëm tek Allahu ai është më afër dhe më i nderuar tek Allahu, prandaj mos u mburr me pasuri e as me bukuri, mos u mburr me trupin tënd e as me fëmijët e tu. Mos u mburr me pallatet e tua e as me automjetet që ke, mos u mburr me asgjë të kësaj bote. Nëse Allahu ta ka mundësuar të jesh i devotshëm, kjo është dhunti e Allahut ndaj teje, falënderoje Allahun për të.”

KOMENTAR I LIBRIT RIJADU SALIHIN (1/75).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here