A i fshin mëkatet abdesti?

0
221

Ebu Umame tregon:
Amr bin Abase es-Sulemi na tha: “Degjova se ne Meke po flitej per nje fe te re. Menjehere u vura ne rruge, kur arrita ne Meke, hz. Muhammedi (paqja dhe meshira e Zotit qoft mbi te) po shpallte fshehurazi islamin. U bera musliman dhe per njefare kohe ndenja prane tij. Me pas u ndava e shkova ne vendin tim. Pas hixhretit ne Medine i bera nje vizite Muhammedit (paqja dhe meshira e Zotit qofte mbi te) dhe i thashe:
-O i Derguari i Allahut! A po ju kujtohem?
-Po! A nuk je ti ai personi qe erdhi te une ne Meke? Me pyeti.
-Po, – thashe dhe vazhdova:
-O i Derguari i Allahut! Me trego mbi gjerat qe Allahu (i Madheruar) t’i ka mesuar e qe une nuk i di. Per shembull, me fol per namazin.
Profeti Muhammed (paqja dhe meshira e Zotit qofte mbi te) me mesoi ne cilat kohe ta fal namazin.
Pastaj i kerkova te me shpjegonte si merrej abdesti.
I Derguari i Zotit Muhammed (paqja dhe meshira e Zotit qoft mbi te) me tha:
“Cilido prej jush qe pergatit ujin per abdest e u jep uje gojes e hundes, patjeter qe nga goja e hunda, bashke me ujin, i derdhen edhe mekatet qe ka bere me keto organe. Pastaj, nese e lan fytyren ashtu sic ka urdheruar Allahu xh.sh, bashke me ujin qe rrjedh nga fytyra dhe mjekrra, i derdhen edhe mekatet qe ka bere me fytyren. Pastaj, kur lan duart gjer ne berryka, bashke me ujin i derdhen prej gishtave edhe mekatet e bera me duar. Kur e ferkon koken, rrjedhin e zhduken bashke me ujin qe derdhet ane flokeve, edhe mekatet e saj. Pastaj, kur lan kembet gjer ne thembra, mekatet e kembeve i rrjedhin nga gishtat bashke me ujin. Pastaj çohet e fal namazin, falenderon e lavderon Allahun. E permend me nderim te thelle Allahun xh.sh siç e meriton dhe fshin nga zemra çdo frike e dashuri tjeter perveç asaj ndaj Allahut, atehere ai pastrohet nga te gjitha mekatet e behet si diten qe e ka lindur nena!”
(Muslimi, Musafirin, 294)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here