Pyetje: Cili është emri më i madh i Allahut?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Emri më i madh i Allahut është “El-Hajjul Kajjum – I Përjetshmi, Mbajtësi i gjithçkaje”. Thua: “Ja Hajjul-kajjum, Ja dhelxhelali uel-ikram.” Këto dy emra “El-Hajjul Kajjum – I Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje” dhe “Ja dhelxhelali uel-ikram – O Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit” janë përmendur në tri vende në Librin e Allahut.
Është përmednur në ajetin “El-Kursij”: “Allahu! Nuk ka të adhuruar tjetër të denjë përveç Tij, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje !” El-Bekare, 255.
Është përmednur në fillim të sures “Al-Imran”: “Allahu! Nuk ka të adhuruar tjetër të denjë përveç Tij, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje!”
Eshtë përmendur edhe në suren “Taha” në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Fytyrat do t’i përulen të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të çdo gjëje.”
“Fetaua nurun ala ed-derb” vëll. 12
Përktheu: Unejs Sheme