Mos e ler pa e lexuar…!

0
183

Në një vend në Francë diku para 50 viteve jetonte një plak turk pesëdhjetë vjeçar. Emri i tij ishte Ibrahim dhe punonte në një dyqan ushqimor. Dyqani ishte në një ndërtesë ku në njërën prej banesave të asaj ndërtese jetonte një familje jehude. Kjo famlije jehude kishte një djalë shtatë vjeçar, që e quanin Xhad. Xhadi jehudi. Fëmiu kishte zakon që çdo ditë të shkonte tek dyqani i xhaxhit Ibrahim për të blerë nevojat shtëpiake. Çdo herë kur merrte të dilte nga dyqani vidhte nga një çokollatë, e xhaxhi Ibrahimi bënte sikur nuk e shihte.
Një ditë, Xhadi harroi ta vidhte çokollatën duke u larguar e xhaxhi Ibrahimi e thirri dhe i tregoi se kishte harruar ta merrte çokollatën të cilën e merrte çdo ditë! Xhadi u tremb ngase kishte menduar se xhaxhi Ibrahimi nuk dinte asgjë për vjedhjen e tij. Kërkoi nga ai që ta falte dhe i premtoi se nuk do te vidhte më asnjë çokollatë. Xhaxhi Ibrahim i tha: ‘Jo, premtom se nuk do vjedhësh asnjë gjë në jetën tënde, e çdo ditë kur të dalësh nga dyqani merre nga një çokollatë se është e jotja. Xhadi pranoi i gëzuar. Kaluan vitet e xhaxhi Ibrahimi për Xhadin ishte si baba, si shok dhe si nënë. Kur Xhadit i ngushtohej ndonjë punë ose haste ndonjë problem, vinte tek xhaxhi Ibrahimi dhe ia paraqiste problemin. Kur ai mbaronte, xhaxhi Ibrahimi nxirrte nga një sirtar në dyqan një libër, ia jepte atë Xhadit dhe kërkonte prej tij ta hapte një faqe kudo në libër. Pasi ai e hapte atë, xhaxhi Ibrahim i lexonte dy faqet që ishin hapur pastaj e mbyllte librin dhe e zgjidhte problemin. Xhadi u largonte i qetësuar, atij iu kishte larguar preokupimi, i ishte rehatuar truri dhe problemi ishte zgjidhur. Kalonin vitet kurse raportet vazhdonin mes Xhadit dhe xhaxhi Ibrahimit, muslimanit turk i moshuar e i pashkolluar. Xhadi u bë djalosh njëzet e katër vjeçar kurse xhaxhi Ibrahimi gjashtëdhjetë e shtatë. Xhaxhi Ibrahimi vdiq. Para vdekjës, u la bijve të tij një kuti e në atë futi librin të cilin e shihte Xhadi sa herë që e vizitonte atë në dyqan. I porositi bijtë e tij që pas vdekjës së tij t’ia jepnin Xhadit librin si dhuratë për të, djaloshin jehud! Xhadi mori vesh për vdekjën e xhaxhit Ibrahim. U mërzit shumë kur djemtë e xhaxhit ia dorëzuan kutin, ngase xhaxhi Ibrahim për të kishte qenë shok shoqërues dhe ai e shpëtonte nga zjarri i problemeve! Një ditë, Xhadit i ndodhi një problem. Në moment iu kujtua xhaxhi Ibrahimi e bashkë me të iu kujtua edhe kutia, të cilën ia la atij. Shkoi tek kutia dhe e hapi, kur papritmas aty gjeti librin të cilin e hapte çdo herë kur vizitonte xhaxhain në dyqanin e tij! Xhadi e hapi një faqe nga libri, mirëpo libri ishte në gjuhën arabe e ai nuk e dinte atë. Shkoi tek një shok i tij tunisian dhe kërkoi prej tij që t’ia lexoj dy faqe nga libri e ai i lexoi ato!
Pasiqë Xhadi ia shpjegoj problemin e tij shokut tunisian, ky tunisiani gjeti zgjidhjen për Xhadin!
U habit Xhadi dhe e pyeti: Ç’është ky libër?
Tunisiani i tha: Ky është Kur’ani Kerim, libri i muslimanëve! Xhadi ia ktheu: E si të bëhëm unë musliman?

Tunisiani tha: Ta shqiptosh shahadetin dhe ta pasosh sheriatin. Xhadi tha: Esh-hedu en La ilahe il-lallah ve enne Muhammeden resulullah.

Xhadi u bë musliman dhe për vete zgjodhi emrin Xhadullah el-Kur’ani. E zgjodhi këtë emër si madhërim për këtë libër mahnitës dhe vendosi që pjesën e mbetur të jetës së tij t’ia kushtoi këtij libri fisnik. Xhadi e mësoi Kur’anin, e kuptoi atë dhe filloi thirrjen për tek Allahu në Evropë derisa pranuan islamin në duart e tij shumë njerëz, diku rreth gjashtë mijë jehudë dhe krishterë. Një ditë, derisa ai po shfletonte kujtimet e tija të vjetra, e hapi Kur’anin të cilin ia kishte dhënë xhaxhi Ibrahim dhe në fillim të tij gjeti hartën e botës. Kurse mbi kontinentin e Afrikës ishte nënshkrimi i xhaxhit Ibrahim e nën të ishte shkruar ajeti: ‘ Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe me këshillë të mirë!’ Xhadullahi menjëherë vërejti dhe u bind se kjo ishte porosia e xhaxhit Ibrahim andaj vendosi ta realizoi atë. Braktisi Evropën dhe shkoi për t’i ftuar njerëzit tek Allahu në Kenia, një jugë të Sudanit, Ugandë si dhe shtetet fiqnje. Vetëm në fiset e Zulu pranuan Islamin në duart e tij më shumë se gjashtë milion njerëz! Vdekja e tij Xhadullah el-Kur’ani, ky musliman i vërtetë, thirrës i inspiruar, i harxhoi në islam 30 vite, të gjitha ia nënshtroi thirrjës tek Allahu nëpër vendet e panjohura të Afrikës dhe u bë shkak që islamin ta pranojnë miliona njerëz. Xhadullah el-Kur’ani vdiq në vitin 2003 si pasojë e sëmundjeve të cilat e goditën në Afrikë në rrugën e thirrjës për tek Allahu.
Atëbotë kishte pesëdhjetë e katër vite të cilat i shpenzoi në thirrjën islame. Ngjarja nuk ka mbaruar ende! Nëna e tij, jehude fanatike dhe mësuese universitare e edukative, pranoi islamin vitin e kaluar, në vitin 2005, dy vite pas vdekjes së djalit të saj- thirrësit islam. Pranoi islamin në moshën shtatëdhjetë vjeçare. Ajo tregon se ka luftuar për tridhjetë vite sa ishte biri i saj musliman që ta kthej në fenë jehude. Ajo edhe përkundër përvojës, mësimit dhe aftësisë së saj për t’i bindur njerëzit nuk arriti ta bind birin e saj që të kthehët. Ndërsa xhaxhi Ibrahim, ky musliman i pashkolluar e i moshuar, arriti që ta lidhë zemrën e birit të saj për islamin! Kjo është feja e vërtetë. E lus Allahun që ta ruaj atë dhe ta forcojë në punë të mira. Mirëpo, pse Xhadullahu pranoi islamin? Xhadullah el-Kur’ani tregon se xhaxhi Ibrahim për gjatë shtatëmbdhjetë vite asnjëherë nuk ka thënë ‘o qafir’ apo ‘o jehudi’, bile nuk i ka thënë as edhe ‘pranoje islamin!’ Paramendo, shtatëmbdhjetë vite nuk i ka folur atij as për fenë, as për islamin e as për jehudizmin! Një plak i moshuar e i pashkolluar e diti si ta bëj zemrën e këtij djaloshi që të lidhet për Kur’ani! Shejhu kur e takoi atë njëherë e pyeti se si ndihej kur me miliona njerëz kanë pranuar islamin në duart e tij, ai ia ktheu se nuk ndihet edhe aq krenar ngase -sipas tij- ai i kthen një pjesë të mirësisë së xhaxhit Ibrahim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here