MOS BËNI EKSPOZITË PËR ISLAMIN, POR ZBATONI PARIMET ISLAME NË PRAKTIKË

0
237

Qendra Kulturore e Mbretërisë së Arabisë Saudite kishte organizuar një ekspozitë për Islamin në Britani të Madhe.

Aty kishte qenë i pranishëm edhe një thirrës saudit, i cili, duke i përcjellë përshtypjet e tij nga ajo ekspozitë, e rrëfen një tregim interesant për takimin e tij dhe bisedën me një jomusliman nga Skocia.

Thirrësi rrëfen: “Në ekspozitë u takova me një jomusliman nga Skocia, andaj e shfrytëzova rastin për të folur me të.

E pyeta se a don të di diçka për Islamin, kurse ai mu përgjigj:

“Jo, jo, faleminderit! Nuk dua ta dëgjoj teorinë të cilën e ke përgatitur për mua.

Unë disa vite kam jetuar midis jush muslimanëve në disa vende muslimane-arabe, kam lexuar shumë për Islamin dhe di shumë gjëra!”

I habitur nga përgjigjja e tij, e pyeta: “Çka di ti për Islamin?”
Ai u përgjigj: “Islami është fe (religjion) e bukur dhe sublime, e cila deri në detaje i ka rregulluar marrëdhëniet dhe lidhjet me të tjerët, pa marrë parasysh a janë muslimanë apo jomuslimanë.

Islami juve, në mënyrë të qartë dhe të sofistikuar, ju mëson se si t’i luteni dhe ta adhuroni Zotin, por edhe sesi duhet të silleni me prindërit, me bashkëshortet, me fëmijët, me fqinjët dhe me shoqërinë në tërësi.

Mirëpo, jeta juaj praktike në shumë gjëra bie në kundërshtim me parimet e larta islame, për çka kam pasur mundësi të bindem edhe vet. Sepse ju: gënjeni, ofendoni, vidhni, nuk e vlerësoni kohën, i turpëroni njerëzit tjerë, e doni anarkinë e nuk e doni sistemin dhe rendin, jeni të prirë t’i përbuzni dhe nënvlerësoni të tjerët, te ju shumë është i shprehur nacionalizmi, në mënyrë të paligjshme e hani pasurinë e huaj, nuk i kushtoni kujdes të mjaftueshëm pastërtisë, i respektoni të pasurit, nuk i respektoni të varfrit, ligjet tuaja vlejnë vetëm për masën e zakonshme, por jo edhe për elitën.”

Pastaj tha: “Më vjen keq! Më duket se u solla pak vrazhdë.”
Unë i thashë atij: “Merre dhe lexoje këtë libër dhe injoroje sjelljen e individëve.”

Ai tundi e kokën e tij dhe tha: “Miku im, unë mendoj se ju kot po i harxhoni paratë dhe po e humbni kohën me ekspozita të këtilla, sepse, ndoshta ne dimë për ju më shumë sesa që ju dini për veten tuaj.

Kthejuni Librit tuaj të mrekullueshëm dhe të zbatojini parimet e tij dhe principet e sjelljes të cilat ua mëson juve, dhe nëse ato mësime i aplikoni në jetën tuaj, do të shihni se njerëzit me shumicë do ta pranojë Islamin, pa pasur nevojë për ekspozita të tilla.

Sepse, ne jemi njerëz që shumë më tepër na intereson puna praktike dhe konkrete, dhe sjellja në jetën reale, sesa ajo që është e shkruar në libra.”

Përshtati: Miftar Ajdini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here