E mira gjendet këtu, në kraharor – Hadith

0
172

Një nga shokët e Profetit a.s, Vasibe, tregon:”Një ditë ndodhesha në xhami dhe u nisa drejt të dërguarit të Zotit a.s që ta pyes mbi të mirën dhe të ligën.

Unë fillova të kapërcej rreshtat e njerëzve drejt Profetit a.s dhe disa më thonin:”Largohu nga i dërguari i Zotit o Vasibe!”

Unë ua ktheja:”Më lini rehat! Nuk ka njeri që zemra ime e do më fort se ai.”

Kur më pa Profeti a.s, ma bëri me shenjë dhe më tha:”Afrohu o Vasibe!”

Unë u ula dhe gjunjët e mi prekën ato të Profetit a.s.

I dërguari i Allahut më tha:”O Vasibe! A të tregoj se përse ke ardhur?”

Unë iu përgjigja:”Po o i dërguar i Allahut!”

Ai tha:”Ke ardhur të pyesësh mbi të mirën dhe të ligën.”

Unë i thashë:”Ashtu është o i dërguar i Allahut.”

Mandej, Profeti a.s i bashkoi tre gishtat dhe duke më cytur në kraharor drejt zemrës, më tha:

”O Vasibe! E mira është ajo me të cilën ndihet e paqtë vetja dhe qetësohet zemra. Kurse e liga është gjithçka që të ngushton kraharorin dhe nuk e lë ndërgjegjen të qetë. O Vasibe! E mira gjendet këtu – në kraharor – sado mendime të ndryshme të japin njerëzit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here