Mianmar, bllokohen myslimanët

0
197

                                                                                                              (u59u)myanmar terror

Mianmar

Muslimanët e Mianmarit janë të tmerruar nga dhuna ndaj tyre, prandaj po fshihen në shtëpitë e tyre. Fika u ngjall sërish pasi në veriperëndim të vendit një turmë budistësh dogjën shtëpitë e myslimanëve dhe një xhami.

“Ne jemi të frikësuar dhe po fshihemi brenda shtëpive tona si në kohët e mëparshme,” tha Kyaw Zan Hla, kryetar i Partisë Myslimane Kaman. Ai tha se budistë të armatosur, numri i të cilëve kalonte shifrën 200, kishin veshur maska dhe sulmonin shtëpitë e myslimanëve me zjarr.

Policia nuk ka raportuar asnjë vdekje ose plagosje, por mediat atje nuk kanë as lirinë më të vogël për të raportuar krimet ndaj myslimanëve.

Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar komunitetin mysliman Rohingya si më të persekutuarin në botë, ku ndaj tyre po kryhen krime çnjerëzore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here