Drejtori i nje shkolle ne Gjermani e kishte bere zakon qe çdo vit me fillimin e vitit shkollor, u dergonte mesuesëve kete leter:
‘’Une jam nje prej te mbijetuareve nga kampet e perqendrimit. Syte e mi kane pare gjera qe nuk ia uroj askujt qe ti shohe: inxhiniere te zote qe ndertonin dhoma gazi, mjeke te mirearsimuar qe helmojne dhe mbysin femije, infermiere te afte ne profesion, qe me injeksionet e tyre vrisnin foshnje, njerez te arsimuar qe vrisnin njerez.
Kjo eshte arsyeja qe edukimin e shoh me plot dyshim e skepticizem.
Ajo qe kerkoj nga ju eshte kjo:
Me sa te mundeni fillimisht mesojeni femijen si te jete njeri. Perpjekjet tuaja mos te shkojne per kultivimin e egersirave te ditur apo psikopateve te suksesshem. Shkrimi e kendimi, matematika, fizika duhet te ndihmojne femijen qe te jete ne rradhe te pare njeri, dhe vetem atehere ato do te kene vlere’’