MESAZH MOTRAVE TË CILAT NUK KANË FËMIJË, APO NUK JANË MARTUAR, APO JANË SHKURORËZUAR

0
178

Merjemja me mrekulli (muxhize) nga Allahu e lindi Isain a.s., njërin nga njerëzit më të mëdhenj që kanë ecur mbi planet, por kurrë nuk ka qenë e martuar.

Aishja kishte një martesë të mrekullueshme, por ajo kurrë nuk u bë nënë. Gjithashtu, ishte e ve.

Asija ishte nënë adoptive e Musait a.s. me birësimin e tij, por ishte e martuar me një tiran.

Babai i Ismailit a.s., megjithëse ishte gjallë, fizikisht ishte i ndarë nga gruaja dhe djali i tij, andaj nëna Haxherja e rriti si nënë vetëmbajtëse.

Hava e kishte një fëmijë që ishte i moralishëm, por edhe një tjetër i cili ndoshta ia kishte copëtuar zemrën kur e vrau vëllanë e tij.

Zejneb bint Xhahsh ishte shkurorëzuar, por pastaj u martua përsëri për njeriun më të mirë në tokë, me Pejgamberin savs.
Fatimja në disa raste është përshkruar si vajza më e kujdesshme, përveç rolit të saj si grua dhe nënë.

Hatixhja e kishte burrin më të mrekullueshëm (savs), krahas fëmijëve më të mrekullueshëm dhe martesës më sentimentale dhe më të lumtur.

Mbretëresha e Sabe’s përshkruhet në Kur’an në lidhje me pozitën e saj, por jo, në mënyrë eksplicite, në lidhje me martesën ose amësinë e saj.

Allahu i Plotfuqishëm në histori na ka dhënë disa shembuj të grave më të ngritura shpirtërisht në situata të llojeve të ndryshme – e martuar / e pamartuar ose amësi / pa pasardhës.

Padrejtësisht xhematet tona përkushtimin gruas e lidhim ekskluzivisht për statusin e saj martesor apo të nënës, kurse disa nga figurat më të rëndësishme në historinë tonë nuk i kanë plotësuar disa nga pritjet bashkëkohore të bashkësisë sonë.

Po, martesa dhe amësia janë shumë të rëndësishme. Por çdo grua nuk do t’i ndiejë, as nuk do të gjejë lumturi në to. Kjo nuk ka lidhje me vlerën e saj apo me shkallën e lidhjes me Allahun.

Oj motra:
Allahu i Plotfuqishëm i di rrethanat tuaja jetësore, madje edhe kur të gjithë ata që ju shikojnë nga jashtë nuk kanë asnjë ide për dhimbjen tuaj, për frustrimin ose konfuzionin tuaj, apo me lutjen në të cilën digjeni.

Dhe unë e di se shumë prej jush jeni nën presion të vazhdueshëm. Por, në vend se të ndiheni të turpshme, fokusohuni tek këto gra. Allahu i Plotfuqishëm nuk na i dha shembujt e tyre pa ndonjë arsye.

Le ta nxjerrim fuqinë tonë prej tyre dhe ta ripërtërijmë përkushtimin tonë ndaj Allahut, dhe le të punojmë në emrin e Tij pavarësisht nga statusi ynë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here