Mënyrat natyrale për të larguar erën e këmbëve

0
552

Këmbët bëjnë pjesë në organizëm dhe nuk kërkojnë ndonjë përkujdesje të veçantë, por vetëm pak vëmendje. Gjëja më kryesore është të zgjidhni këpucët e duhura për këmbët. Absolutisht ju duhet t’i ndërroni çdo ditë çorapet tuaja, edhe pse nuk mund të mbajnë një erë të keqe. Më mirë të blini çorape pambuku sesa sintetike. Ndërsa këpucët t’i blini me vrima, apo të pëlhurta, duke u dhënë mundësi këmbëve të ajrosen.

Për çfarë janë të dobishme mënyrat shëruese natyrale? Për faktin se kanë qenë rezistuese gjatë gjithë kohërave. Në këtë rast ato do t’ju ndihmojnë të hiqni erën e keqe të këmbëve. Por shumë persona kërkojnë të përdorin të njëjtat produkte që përdornin dikur gjyshet e tyre, të cilat ishin mjafte efikase dhe të lira.OdourFootGB
Shkaku i erës së pakëndëshme të këmbëve nuk është djersitja, siç mendojnë shumica e njerëzve, por bakteriet që shumohen në ambient të lagësht. Nëse këmbët i mbani të thara dhe të pastra nga bakteriet nuk duhet të mendoni për erën e pakëndëshme.

Banjo me rozmarinë dhe sherbelë
1- lugë çaji rozmarinë të thatë
1-2 lugë çaji sherbelë të thatë
Sherebela ka veti antibakteriale, antivirusale dhe antifungiale, kurse rozmarina përkrah të gjitha këtyre vetive zvogëlon krijimin e djersës. Legenin mbusheni me ujë të vluar, shtoni bimët dhe e lini të ftohet, dhe zhytini këmbët, 1-2 herë në ditë nga gjysmë ore.

Banjo me limon dhe sodë buke (bikarbonat)
Soda e bukës është e njohur si një nga mjetet më efektive për asgjësimin e erërave të pakëndëshme, kurse mund të jetë çudibërëse edhe në këtë rast. Ajo i asgjëson bakteriet dhe këpurdhat dhe i thithë erërat e pakëndëshme. Limoni ka aromë të mirë dhe freskuese, si dhe pengon djersitjen.
2 luge (gjelle) sodë buke,
8 filxhana (ujë)
Lëngun e një limoni.
Të gjithë përbërësit përzieni me ujë të ngrohtë dhe zhytini këmbët 15-20 minuta. Kur të mbaroni me banjot, bëni dhe “një piling të thjeshtë për këmbët.