Mënyra e shërimit nga mësyshi

0
561

Mënyra e shërimit nga mësyshi është përmendur në transmetimin që e ka shënuar Ahmedi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe nga Umame ibn Sehla ibn Hunejha i cili rrëfen: “Babai im, Ebu Sehl ibn Hunejf lahej në Harare duke e hjekur pelerinën e tij derisa e shikonte Amir ibn Rebi’a. Sehli kishte lëkurë të bardhë dhe te bukur. Amiri tha: ‘Deri tani nuk kam parë këso lëkure as te virgjëresha e fshehur!’. Në të njëjtin vend Sehlin e goditi nje dhimbje e fortë e cila rritej. U lajmërua edhe Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] se ai (Sehli) nuk mund të ngriste kokën, ndersa ai pyeti:

‘A dyshoni në ndokend?’

‘Në Amir ibn Rebi’un’-thanë.

Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] e thirri dhe në mënyrë të rreptë iu drejtua:

‘Përse ndokush nga ju e mbytë vëllain e vet? Pse nuk e bekove? Laju atij!’

Amiri mbi një enë e lau fytyrën e tij, duart, bërrylat, fundin e këmbëve dhe nën rrobet (teshat) e tij. Mandej atë ujë e hodhi mbrapa mbi te dhe në atë moment Sehli u shërua.”

Nga transmetimi i cekur kuptojmë se nga goditja e syrit (mësyshit) mund të vdiset. Dijetarët islamë nuk janë të një mendimi rreth dënimit të talion-it për mbytje nga mësyshi. Mendimi i Kurtubiut është se ai që merr mësyshë duhet ta kompenzon dëmin që e ka shkaktuar. Nëse e mbytë ndokend me mësyshë atëherë dënohet me kisas (dënimi i talion-it) ose paguarjen e dijes (gjakut), Në këtë rast ai është i ngjajshëm me sihirbasin, të cilin dijetarët nuk e konsiderojnë renegat të fesë dhe nuk mbytet për kufër.

Dijetarët e medhhebit shafi e ndalojnë dënimin e talion-it duke konsideruar se me mësyshë, në shumicën e rasteve, nuk vritet.

En-Neveviu konsideron se ai që merr mësyshë nuk është i obliguar të paguajë as gjakun e as kefaret (shpagim), ngase fizikisht asgjë nuk ka bërë, pos që ka shprehur (treguar) zili dhe dëshirë për ndërprejen e ni’metit të ndokujt.

Ibn Betali përcjell nga disa dijetarë se pushteti duhet ta mbyllë në shtëpinë e tij atë që ka marrë mësyshë, kurse për te të kujdeset ndonjë kujdestar, nëse është i varfër. Arsyetimi i kësaj procedure është në atë se dëmi nga ky person eshtë më i madh se dëmi i bartësit të elefantiazës të cilit Omeri [radiallahu anhu] ia kishte ndaluar të përzihet me njerëz, apo nga dëmi që e shkakton ai i cili han hudhër e i ndalohet të prezantojë në namaz me xhemat.