MEDITIME KURANORE

0
506

1. Allahu, xhele ue ala, për zjarrin e dunjasë ka thënë; “Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e Xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretërirë).” (El Vakia; 73).

Allahu na lajmroi si përkujtim zjarrin e dunjasë me atë të botës tjetër dhe se ata (krijesat) janë udhëtarë në këtë dynja dhe një ditë do të dalin prej saj (do të vdesin).

Ibn Kajimi, rahimehullah  Tarikul hixhretejni; fq.142

2. Mos të mashtrohet i riu i cili pason epshin e tij me një kënaqësi afatshkurte. E as mos të hidhërohet i riu i devotshëm që i kanë ikur këto kënaqësi epeshore dhe afatshkurte.  Ngase, nuk ka dobi në kënaqësi afatshkurte që pas saj pëson dënimi në dunja, si; sëmundje, vdekje si dhe dënimi në botën tjetër me Xhehenem, ku Allahu, xhele ue ala, thotë;
“Dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.” (Ta’ha; 127).

Ali Tantavi Nur ve hidaje; fq.50

3. Allahu, xhele ue ala , ka thënë; “Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodra nga ajo (fjalë).” (Merjem; 89-90).

Kjo porosi Kur’anore aludon në atë se një fjalë e keqe mund të jetë shkak i shumë trazirave dhe çrregullimeve në tokë.

Dr. Muhamed Seidij

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas).” (Et Tekathur; 8)

Pra, do të pyetemi se a kemi qenë falënderues ndaj Allahut për ato të mira që na i ka dhuruar Ai. Kërkohet nga robi që të jetë falënderues ndaj Allahut për ato të mira që Ai ia ka dhuruar atij. Allahu, nuk dënon për gjëra të pëlqyera dhe të preferuara, por Allahu dënon për gjëra të ndaluara (që i ka vepruar njeriu) dhe për lënie (për moskryerjen e tyre) gjërave obligative.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah

El Adab esh Sher’ijeh, të Ibn Muflih; 3/198

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre, ajo (zbritja e kaptinës) ndytësisë së tyre u shton ndytësi.” (Teube; 125).

Kështu janë zemrat e munafikëve (dyfytyrëshave), këshillat, ligjeratat dhe udhëzimet islame nuk u shtojnë atyre asgjë tjetër pos ndytësi, distancim dhe largim nga Islami.

Dr. Abdullah Sekakir

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

Shpend Zeneli