MEDITIME KURANORE – 65 |

MEDITIME KURANORE – 65 |

1. Allahu , xhele ue ala, ka thënë; “E kryenie haxhin dhe umrën për hir të Allahut deri tek pjesa: Pra kinie dro All-llahun.” (El Bekare; 196).

Ky është qëllimi kyesor dhe final i haxhit, frikërespekti dhe devotshmëria ndaj Allahut, edhe pse shumë haxhilerë janë neglizhent karshi kësaj. Qëllimi final i haxhit është kultivimi i devotshmërisë, këtë e vërteton ajeti i cili pason më poshtë; “Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time.” (El Bekare; 197).

Dr. Abdulmuhsin el Mutajrij

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit.” (El Bekare; 195).

Bamirësia i jep lumturi zemrës, e zgjeron gjoksin, sjell begati e mirësi si dhe largon fatëkeqësitë.

Ibn Kajimi, rahimehullah Tarikul hixhretejni; fq.279

3. Ramazani është shkolla e devotshmëris. Medito se si u përmend devotshmëria në ajetin e parë dhe të fundit të ajeteve të agjërimit. Ngase, agjërimi është nga shkaqet kryesore të kultivimit të devotshmëris. Le të bëhemi prej atyre që agjërimi ndikon tek ndëgjimin, shikimin, fjalët dhe mendimet tona për të mirë, në mënyrë që të realizojmë qëllimin final të agjërimit; “Kështu që të bëheni të devotshëm.” (El Bekare; 183).

Dr. Muhamed Rebia

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni.” (El Bekare; 185).

Ta falënderojmë Allahun për katër gjëra;
1. Dëshira e Allahut gjithnjë për lehtësime ndaj robërve të Tij,
2. Dëshira e Allahut gjithnjë për mosvështirësi ndaj robërve të Tij,
3. Plotësimi i ditëve të agjërimit,
4. Madhërimi i Allahut që na begatoi me udhëzim.

Të gjitha këto janë dhurata të çmuara nga Allahu për ne, andaj obligohemi të jemi falënderues ndaj Allahut.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsiri i sures el Fatiha dhe el Bekare; 2/336

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Më falënderoni e mos Më mohoni. O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë All-llahu është me durimtarët.” (El Bekare; 152-153).

Pasiqë Allahu urdhëroi që ta falënderojmë atë, vazhdoi tek urdhëri për sabër (durim) dhe për kryerjen e namazit, ngase robi i Allahut, nëse është në mirësi e falënderon Allahun, kurse nëse është i sprovuar, ai tregohet durimtarë.

Tefsiri Ibn Kethirit; 1/446

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani