Mbikqyrja e All-llahut

0
252

Mbikqyrja e All-llahut

“O robtė e Allahut, kijeni frikė Allahun pėr atė qė thoni; kijeni frikė Allahun pėr atė qė bėni; kijeni frikė Allahun natėn dhe ditėn.”

Falėnderimi i takon vetėm Allahut. Vetėm Atė e falėnderojmė dhe vetėm prej Tij kėrkojmė ndihmė. Atė qė e udhėzon Allahu askush nuk mund ta kthejė nga rruga e drejtė dhe atė qė nuk e udhėzon Allahu, askush nuk mund ta fusė nė rrugė tė drejtė. Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė robi dhe i Dėrguari i Tij. Allahu e dėrgoi atė mėshirė pėr tė gjitha kohėt. Me tė zgjeroi gjokset, me tė ndriēoi mendjet, me tė hapi sytė dhe veshėt e shurdhėr.

O ju qė keni besuar, o robtė e Allahut! Ju kėshilloj juve, kėshilloj dhe veten pėr punė qė na ndrisin fytyrėn Ditėn kur ta takojmė Allahun; atė Ditė kur nuk bėn dobi asgjė pėrveē veprės sė kryer; atė Ditė, kur ēdo njeri do tė gjejė atė qė ka bėrė; atė Ditė, kur kush ka bėrė tė keqe do tė dėshironte qė tė ishte sa mė larg saj.

Kijeni frikė atė Ditė, kur nėna do ta braktisė foshnjėn e saj tė gjirit dhe shtatzėna do ta hedhė tej barrėn e saj; atė Ditė kur njerėzit janė si tė dehur: ata nuk janė tė dehur, por ndėshkimi i Allahut ėshtė i dhembshėm.

Kijeni frikė Ditėn, kur tė ringjallen ē’janė nė varreza e do tė dalė sheshit ajo qė ėshtė nė gjokset e tyre. Kijeni frikė atė Ditė, kur ata qė nuk besuan dhe kundėrshtuan Pejgamberin, duan tė shkrihen nė tokė pėrgjithmonė.

Kijeni frikė atė Ditė, kur keqbėrėsit do tė kafshojnė duart e do tė thonė: “Sikur tė mos e kisha marrė aksh njeri pėr mik a pėr shok.”

Allahu i Madhėruar e ka emėrtuar me shumė emra atė Ditė. Tė gjithė emrat tregojnė se ajo Ditė ėshtė e tmerrshme: ikėn vėllai prej vėllait, ikėn fėmija prej nėnės. Atė Ditė ēdo njeriu i mjafton vetėm halli i tij.

Dije, o vėlla, se mbikėqyrja e njeriut ėshtė e dobėt dhe e shkurtėr, sepse njeriu ėshtė i krijuar, sepse ai fle, sepse ai sėmuret, shėrohet dhe vdes. Pra, a mundet qė njeriu tė mbikėqyrė? A mundet qė njeriu tė shikojė pas mureve a pas maleve? Sigurisht jo. Atėherė, mbetet Mbikėqyrja e plotė dhe e pakufishme e mė tė Madhit, e Krijuesit, e Filluesit dhe e Mbikėqyrėsit tė krijesave, tė Plotėfuqishmit, tė Cilit nuk mund t’i pėrngjajė asnjė nga krijesat e Tij. Dija dhe aftėsia e njeriut ėshtė e shkurtėr, e paktė: njeriu nuk di se ēfarė ka nė veten e tij, ēfarė ka ndėrmjet njėri-tjetrit. Kurse Allahu di gjithēka. Pėr kėtė Allahu thotė: “Nuk ka gjethe peme qė bie nė tokė dhe tė mos jetė nė dijen e Allahut.” (En’am, 59).

Allahut nuk i fshihet asgjė nė Tokė e nė qiej. Ai di pėshpėritjet e zemrave. Ai di ēfarė pėrqėndrohet nė zemrėn tėnde edhe pas njėqind vjetėsh, kurse ti nuk e di se ēfarė do tė zėrė vend nė zemrėn tėnde as pas dy minutash. Dija e Dėgjuesit dhe e Shikuesit tė gjithēkaje, e Njohėsit tė hollėsirave ėshtė e pakufishme. Pėr kėtė Allahu thotė: “A nuk e di ti se Allahu di ēfarė ka nė qiej e nė Tokė? Nuk bėhet bisedė e fshehtė mes tre vetave e tė mos jetė Allahu i katėrti e as nė mes tė pesė vetave e Ai tė mos jetė i gjashti ose as mė pak e as mė shumė e Ai tė mos jetė me ta kudo. Pastaj, Ditėn e Gjykimit do t’u thotė atė, qė kanė bėrė. Allahu ka pėrfshirė gjithēka me dijen e vet.” (Muxhadele, 7)

Dy kurejshė ishin pranė Qabes. Errėsira e natės ishte shtrirė kudo dhe yjet kishin humbur. Thanė: “Allahu nuk e di dhe nuk sheh gjithēka.” U fshehėn nga njerėzit, por a do tė mund t’i fshiheshin Allahut?! Filluan tė bisedonin pėr gjėra, qė nuk donin t’i merrte vesh njeri. Biseduan pėr luftėn e Bedrit, pėr humbjen e madhe. Thotė Safuani: “Jeta pas luftės sė Bedrit mė ėshtė nxirė dhe nuk mė bėhet tė jetoj.” Thotė Umejri: “Ashtu ėshtė, sikur tė mos kisha borxhe dhe sikur tė kisha njė njeri qė tė kujdesej pėr fėmijėt e mi dhe gruan time, do tė shkoja nė Medine dhe do t’ia prisja kokėn Muhammedit.” E shfrytėzoi kėtė rast Safuani dhe i tha: “Do t’i paguaj unė borxhet dhe do tė kujdesem unė pėr familjen tėnde.” Atėherė i thotė Umejri Safuanit: “Ta ruajmė tė fshehtė kėtė bisedė.” “Po, ashtu do tė bėjmė.” – ia ktheu Safuani. U ēua Umejri, e mori shpatėn, e leu me helm dhe u nis pėr nė Medine. Arriti nė Medine. E pa Umer ibn Hattabi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe shkoi e i tha Pejgamberit (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qoftė mbi tė!): “Po vjen Umejri, armiku i Allahut. Ai nuk ka ardhur pėrveē pėr sherr.” dhe Hattabi nxori shpatėn. “Fute shpatėn nė mill”, – i thotė Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!) Umerit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Pasi Umer ibn Hattabi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) e futi shpatėn nė mill, Pejgamberi (Paqja e Allahut dhe Bekimi i Tij qofshin mbi tė!) i thotė Umejrit:

– Pėrse ke ardhur kėtu, o Umejr?

– Kam ardhur tė shikoj djalin (djali i tij ishte zėnė rob nga muslimanėt).

– Po shpatėn pėrse e ke pėrgatitur?

– I mallkoftė Allahu shpatat!

– Mua mė zbriti nga Allahu i Lartė arsyeja pėrse ke ardhur.

– Nuk kam ardhur pėr tjetėr gjė vetėm se tė takoj djalin tim.

– A nuk ishte ti me Safuanin nė Qabe, atė natė dhe a nuk biseduat dhe a nuk e vendosėt qė ti tė mė prisje kokėn e ai tė t’i lante borxhet dhe tė kujdesej pėr familjen tėnde?

Thotė Umejri: “Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se ti je i dėrguari i Tij.” Umejri kishte ardhur pėr ta shuar Dritėn, por Drita e ndriēoi dhe ai tha: “Ty tė ka njoftuar Allahu. Falėnderoj Allahun qė mė ēoi nė kėtė rrugė, pėr tė pranuar kėtė fe.”

Vėllezėr muslimanė! Nė errėsirėn e natės nė Qabe, askush nuk i pa ata dy burra, as Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!) nuk e dinte kėtė bisedė. E dinte vetėm Allahu. Ai dėgjon ēfarė thurin njerėzit. Pra, nėse ty tė fyen dikush dhe tė sjell vėshtirėsi, mos u mėrzit, sepse Allahu i di tė gjitha ato qė tė bėhen ty.

O ti musliman i ri qė sapo ke pėrqafuar fenė islame! Nėse dikush tė fyen ose tė tall, dije se Allahu po tė mbikėqyr ty dhe e di se ēfarė po duron. Nuk i fshihet Atij asgjė. Kush mendon qė Allahu nuk na sheh, vetėm se ėshtė bėrė femohues. Atėherė, kur ti e di qė Allahut nuk mund t’i fshihesh, mos i kalo caqet qė vetė Allahu i Madhėruar i ka pėrcaktuar. Njerėzit i shkelin kufijtė e pėrcaktuar nga Allahu nė errėsirėn e natės, fshehur nga shikimi i njerėzve, por harrojnė se Allahu ėshtė Mbikėqyrės i pėrhershėm. Nė njė hadith tė saktė, autentik tė Pejgamberit (Paqja e Allahut dhe bekimi i tij qofshin mbi tė!) thuhet: “Unė i di disa njerėz nga populli im qė Ditėn e Gjykimit do tė dalin pėrpara me vepra tė mira sa madhėsia e maleve, ndėrsa Allahu do t’i asgjėsojė ato vepra.” “O i Dėrguari i Allahut” – ia kthyen shokėt, “lutu pėr ne qė tė mos jemi prej atyre njerėzve.” Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qoftė mbi tė!) tha: “Ata janė vėllezėrit tuaj, prej gjakut tuaj. Ata marrin prej natės ēfarė tė munden. Kur arrijnė kufijtė qė Allahu ka pėrcaktuar pėr ta, ata i shkelin. Allahut nuk i fshihet asgjė, prandaj frikėsojuni Atij, o robėr!”

Njė natė, Umer ibn el-Hattabi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), doli nė rrugė tė Medinesė pėr tė parė gjendjen e popullit. Kur iu afrua njė shtėpie, dėgjoi njė grindje. E ėma i thoshte sė bijės: “Oj bija ime, merr ujė dhe hidhja qumėshtit, sepse tani askush nuk na sheh.” “Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), na e ndaloi kėtė tė xhuma”. – ia ktheu e bija. “Dėgjon ti?” – bėrtiti e ėma me inat. “Pse nuk bėn si po tė them, hidhi ujė qumėshtit dhe mos e zgjat, se Umeri ėshtė larg nesh.” Iu kthye pėrsėri e bija: “Vėrtet, Umeri ėshtė larg nesh e nuk na sheh ne, por na sheh Allahu, Zoti i botėve.”

Kur dėgjoi Umeri fjalėt e vajzės, i rodhėn lot. U kthye nė shtėpi dhe i tha tė birit: “Ēohu se do tė tė fejoj me njė vajzė.” E mori tė birin dhe e ēoi te shtėpia e vajzės dhe e fejoi me tė.

Njė herė tjetėr Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u gjend pranė njė muri. Aty qe njė grua qė e kishte burrin nė xhihad. Ishte njė natė e ftohtė. Gruaja ishte nė tri errėsira: nė errėsirėn e natės, nė errėsirėn e dhomės dhe larg nga burri i saj. E dėgjoi Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) gruan duke thėnė: “Sikur tė mos mė shihte Allahu, do ta ftoja njė burrė nė shtratin tim, qė ta kaloj kėtė natė tė ftohtė.”

Njė gruaje tjetėr, kur ishte nė shkretėtirė, i afrohet njė burrė dhe i thotė: “Nuk na shikon askush, vetėm ai yll.” Ajo ia kthen: “Po Krijuesi i yllit nuk na sheh?”

Dhe tani dėgjoni historinė e fundit, qė ka tė ndodhur nė kohėt e mėvonshme, qė tė shikoni Mbikėqyrjen e Allahut dhe frytet e saj.

Njė burrė i quajtur Nuh ibn Merjem kishte shumė pasuri, por mbi tė gjitha ishte shumė besimtar. Kishte edhe njė vajzė qė dallohej pėr bukuri, por mbi tė gjitha edhe ajo kishte besim tė madh e moral tė lartė. Burri mori njė shėrbyes. Ai quhej Mubarek. Ai nuk kishte pasuri, por edhe ai kishte kryesoren – besimin dhe moralin e pastėr. E dėrgoi zotėria e tij te vreshti pėr ta ruajtur nga vjedhėsit. Mubareku vazhdoi ta ruante vreshtin pėr gati dy muaj. Kur erdhi zotėria i tij te vreshti, i tha: “O Mubarek, shko e mė sill njė bistak rrushi.” Shkoi Mubareku dhe mori njė bistak rrush por rrushi ishte i thartė. “Shko e zgjidh njė tjetėr”, – i tha pėrsėri zotėria. I solli pėrsėri Mubareku njė bistak rrush, por prapė rrushi ishte i thartė. “O Mubarek! A nuk e njeh ti tė ėmblėn nga e tharta apo tallesh me mua?”, – iu hakėrrua zotėria. “Jo, pėr Zotin, nuk po tallem me ty, por unė nuk i kam provuar e as kam futur asnjė kokėrr nė gojė qė prej dy muajsh, sepse ti nuk mė ke dėrguar pėr tė ngrėnė, por pėr ta ruajtur vreshtin dhe pėr t’i shėrbyer atij. Unė i ruhem shikimit tė Allahut e jo shikimit tė krijesave tė Tij.” U habit zotėria dhe i tha: “Mė thuaj, cila nga vajzat tė pėlqen pėr nga pasuria, bukuria, prejardhja e besimi?” “Ēifutėt”,-iu drejtua Mubareku, “zgjidhnin vazja qė ishin tė pasura; tė krishterėt zgjidhnin vajza me prejardhje tė mirė, kurse shokėt e Muhammedit (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!) i zgjidhnin besimtare”.

Sot, muslimanėt i shohin vajzat pėr pasuri e pėr bukuri dhe nuk e shohin fare besimin dhe moralin e tyre, duke ngjarė nė kėtė me ithtarėt e Librit (ēifutėt dhe tė krishterėt) e pėr kėtė Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kush e imiton njė popull, ai ėshtė prej tyre.”

Zotėria e la tė lirė Mubarekun. Mė pas, Nuh ibn Merjem shkoi tek e bija dhe i tha: “Dėshiroj tė tė martoj me Mubarekun! Ē’thua ti?”

– A e pėlqen ti atė? i thotė ajo ibn Merjemit.

– Po.

– A ėshtė i pėrshtatshėm pėr mua?

– Kam kėrkuar mjaft, por nuk kam gjetur mė tė pėrshtatshėm se Mubareku.

Atėherė, vajza u martua me Mubarekun. Ishte fryt i Mbikėqyrjes sė Allahut. Lindėn njė djalė. Kush lexon historinė e Islamit e gjen atė djalė, si dijetar tė hadithit. E ai ėshtė Abdullah ibn Mubarek. Kjo ėshtė

pėrgjigjja e Mbikėqyrjes sė Allahut.

O vėllai im musliman! Dije se syri i Allahut tė sheh ty ngado qė tė shkosh.

O vėllai im musliman! Njihe mbikėqyrjen e Allahut, se kėshtu do tė bėhesh mė i mirė!

O robtė e Allahut! Kijeni frikė Allahun pėr atė qė thoni! Kijeni frikė Allahun pėr ato qė bėni! Kini frikė Allahun ditėn dhe natėn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here