Mbështetësit nuk do të shkojnë në shtëpi deri sa të kthehet Mursi

0
182

murrsiVëllazëria Muslimane e Egjiptit ka deklaruar se do të vazhdojë protestat paqësore deri në momentin kur të rikthehet në pushtet presidenti i rrëzuar nga ushtria, Muhamed Mursi.

 Mijëra mbështetës të presidentit janë mbledhur pranë kazermave ushtarake në Kajro, ku mendohet se mbahet i izoluar presidenti Mursi.

 Protestat po vazhdojnë edhe në këto çaste. Nuk raportohet per ndonje incident, apo dhune. Protestuesit kane bere iftar ne sheshin kryesor te protestes, Rabaa Al-Adawiya, ku jane mbledhur dhjetera mijera persona.

Nderkohe reagime te ndryshme vijne nga jashte Egjiptit. OKB ka shprehur shqetesim per urdher-arrestet ndaj anetareve te Vellazerise Myslimane, ndersa administrata Obama ka deklaruar se asnje subjekt politik apo levizje nuk duhet te perjashtohet nga zgjedhjet e ardhshme.

Ne anen tjeter Vellazeria ka njoftuar se nuk pranon te behet pjese e tranzicionit, per shkak te joligjshmerise se grusht shtetit ushtarak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here