Ajo nxori një ofshamë në shenjë qetësimi, derisa e mbyllte derën e veturës dhe ulej pranë bashkëshortit. Ajo nuk i dha shansin bashkëshortit që ta pyes për mendimin që kishte për të afërmit e tij. Ajo tha: “Ishte sikur me qenë në provim, ndonëse shkova si vizitor për t’i përshëndetur ata. Ata më bën shumë pyetje, bashkë më dukej sikur të hidhnin shigjeta në mua. Më pyetën se ku studioja, sa e kam blerë fustanin, kush ta ka blerë e kështu me radhë. Nuk kisha kohë të merrja frymë, më dukej sikur t’i kisha përpara tre topa, ku posa mbaronte punën i pari do të fillonte i dyti. Ata më ofruan çaj, i cili u ftoh shpejt, sepse isha e zënë me përgjigje dhe sqarime.
E nderuara motër, disa burra dhe gra mendojnë se është mirësi të mbledhësh informata për jetën private të njerëzve tjerë, ndonëse nëse u bën atyre pyetje ata nuk do t’ju japin një përgjigje të drejtë. Megjithatë, vërtet kjo është një lloj i sjelljes së keqe.
Shmangia nga ajo që nuk të intereson është shenjë e shkëlqimit të njeriut në fe. Çfarë do të humbni nëse nuk i dini punët e të tjerëve? Është e mjaftueshme që t’i përshëndetni ata me selam dhe të bisedoni me ta për gjëra të mira. Takimet e tilla nuk duhet të bëhen vende të marrjes në pyetje, sepse kjo është e padurueshme, ndoshta, për këtë shkak njerëzit nuk ju vizitojnë dhe i shkëputin lidhjet e dashamirësisë me ju.
Si rezultat, mos bë shumë pyetje, sepse nëse e vëni veten në pozitë të njëjtë, ju do të jepni përgjigje të përgjithshme ose do t’ju shmangeni përgjigjes në pyetje për shkak të mosrehatisë dhe bezdisjes. Pjesë e sjelljes së mirë dhe mirëpritjes është mosturpërimi dhe mosbezdisja e mysafirëve. Në të kundërtën, shumë gra e kanë bërë shprehi të pyesin shumë për të tjerët në mënyrë direkte ose indirekte, kështu që as një çështje nuk lënë pa e kontrolluar, e vogël apo e madhe.
Atëherë, e nderuara motër, mos të interesojnë çështjet e të tjerëve e me ketë të ngjallësh pikëllim dhe depresion te të tjerët, sepse ata që merren me punët e të tjerëve do ta mbysin veten me hidhërim. Për më tepër, nuk ka ndonjë përfitim material ose fetar nëse merreni me punët e njerëzve.
Tregime nga të parët
Një burrë nga fisi Temim thotë: “Unë e kam shoqëruar Er-Rebi’ bin Hejthem për dhjetë vjet dhe vetëm dy herë e kam dëgjuar se ka biseduar për çështje të kësaj jete. Njëherë kur më pyeti: “A e ke nënën ende gjallë?” dhe njëherë tjetër kur më pyeti: “Sa xhami gjenden në vendin tuaj?”
LIBRI Pengesat në rrugë
Abdul Melik El Kasim