Muslimanët në Mal të Zi bënë lutje për kryeministrin turk Rexhep Tayip Erdogan gjatë lutjeve të së premtes, duke e lutur Zotin që ta ndihmojë Erdoganin për të kapërcyer krizën e fundit në qeverinë turke.
Myftiu Sadmir Hadzljiç në xhaminë e Tuzit në Nizam, tha se muslimanët e Malit të Zi “ e shohin Turqinë si nënën e tyre dhe i luten Zotit për të ndihmuar këtë vend dhe kryeministrin e saj në krizën e tanishme.”
Pas leximit të mesazhit mbështetës në gjuhën turke, Myftiu Hadzljiç udhëhoqi lutjet e përbashkëta për kryeministrin turk.
Drejtori i shkollës Mehmet Fatih në kryeqytetin e Malit të Zi, Rahman Kaçar, tha se ai dhe kolegët e tij luten për kryeministrin turk dhe qeverinë e tij çdo ditë.