Magnezi ёshtё njё kripё minerale absolutisht i nevojshёm por qё rezulton i mangёt nё mё shumё se 60% tё personave (hipomagnezite)
MAGNEZI ёshtё: njё pёrbёrёs ushqyes pёr tё ruajtur dhe rikthyer njё shëndet tё mirё, praktikisht ёshtё njё antibiotik natyral, kurё me njё efekt tё lartё parandalues, efekt tё fortё anti-inflamator, imunostimulues, deponues i energjisё, me veti anti-stres, anti-alergjik, alkalinizues, vepron si antacid (stomaku), si oksigjenues i gjakut, rregullues i vlerës sё kaliumit dhe kalciumit, element esencial pёr mё shumё se 325 reaksione biokimike, element bazё pёr çdo farmaci familjare, njё element “pothuajse” i panjohur pёr shumё mjek, mineral i sigurt: nёse merret me tepricё, thjesht do tё nxirret jashtё pa u bashkuar me pёrbёrёs tё tjerё.
Mungesa ose çrregullimi i magnezit shkaktohet nga: ulja e asimilimit (pёrthithjes) sё ushqimit nga zorrёt, diarreja kronike (e vazhdueshme), ndёrhyrjet operative nё stomak.
Shtimi i humbjes jonormale tё magnezit shkaktohet nga: alkoolizmi, gjidhёnia, arterioskleroza (forcim, trashje dhe humbje e elasticitetit të mureve tё arterieve), marrja (ngrёnia) e shumtё e yndyrave, fosfati (coca cola, etj) dhe e sheqernave, atletёt (sportistёt) e sforcuar dhe profesionistёt, djegiet, marrja me tepricё e kalciumit, kafeina e tepёrt, diabeti, diarreja, dieta (tё ndryshme), dizbiozi intestinale (ndryshim i florёs bakterike nё zorrёn e trashё), marrja e diuretikёve (ilaçe qё shtojnё prodhimin e urinёs), shqetёsimei psikike, dhimbjet kronike, fibromialgjia (dhimbje muskujsh dhe e strukturёs lidhёse fibroze, tendinëve), shtatzënia dhe periudha e paslindjes, hipertensioni (tensioni i lart), dozat e larta ilaçesh, operacionet kirurgjike, mosfunksionimi i hormoneve tё tiroides, sindroma para dhe pas mestruacioneve, sindroma e stresit fizik dhe psikik, djersitja e tepёrt, pra nё këto raste kërkohet mё tepёr magnez se zakonisht nga organizmi.
BURIMET E MAGNEZIT DHE DOZA E PËRDORIMIT
Kloruri i magnezit i kristalizuar nxirret kryesisht nga uji i detit, nga ai vjen shija e tij e hidhur, rezulton shumё igroskopik (thithës i lartё i lagështirës sё ajrit) dhe shkrihet lehtё nё ujё. Ai ёshtё prezent nё çdo tip kompleksi organik dhe nё ushqimet e mёposhtme (gram magnez / 100 gr ushqim):
• Alga = 0.8 – 1 gr/100gr
• Farёra (lini, luledielli, kungulli) = 0.3 – 0.5 gr/100gr
• Bajame, medikago sativa, (bimё mjekësore), fasule = 0.2 – 0.3 gr/100gr
• Qumёsht , drithёra, patate (nё furrё me lёkurё) avokado, spinaq i zier = 0.1-0.2 gr/100gr
• Sallata, fruta, peshk = jo mё tepёr se 0.1 gr/100gr
Është e rёndёsishme tё dini shkallёn personale tё asimilimit tё magnezit nga ushqimet pёr tё llogaritur saktё se sa magnez duhet marrё.
Pёrllogaritet qё njё person qё ndjek njё diete tё ekuilibruar dhe tё pasur me ushqime qё pёrmbajnё njё pёrqindje tё mirё magnezi, merr rreth 0.2 – 0.3 gr magnez elementar nё ditё e barazvlefshme me rreth 1.6 deri nё 2.4 gr klorur magnezi tё kristalizuar, sasi kjo shumё e ulёt pёr nevojat standarde.
Është shumё e rёndёsishme, pёr pjesёn mё tё madhe te personave me një shëndet normal, tё marrin pёr parandalim (sёmundjesh) çdo ditё tё paktёn 3gr klorur magnezi pёr femrat dhe 4gr pёr meshkujt.
Pamjaftushmёria e magnezit rёndohet mё tepёr nё situatat e mungesёs dhe tё çrregullimeve qё pёrmendёm mё lart ose thjesht duke u ndodhur nё gjendje tё veçanta siç ёshtё shtatzënia, gjidhёnia, adoleshenca, pleqёria ose ushtrime fizike tё sforcuara.
Nё tё tilla raste ose nё prani tё problemeve psikofizike tё renditura nё detaj, doza standarde ditore mund tё dyfishohet madje edhe tё trefishohet pёr njё periudhё tё caktuar.
Rezulton e RENDESISHME tё konsiderosh qё kloruri i magnezit, duke qenё njё ushqim dhe jo njё ilaç, vepron nё shqetёsimet dhe nё fenomenet e shkaktuara nga mungesa e tij deri nё momentin qё vazhdon ta marrёsh: ky aspekt tregon qartё nevojёn pёr marrjen e pёrditshme tё këtij ushqimi.
Sugjerohet qё vendimi pёr marrjen nё dozё tё lartё tё bёhet nёn kontrollin mjekësor.
PAK HISTORI
Zbulimi i virtyteve tё jashtzakoshme mjekuese dhe parandaluese tё klorurit tё magnezit i detyrohen Profesorit dhe Shkencëtarit francez Pierre Delbet, qё vdiq nё 1957-tёn 96 vjeç, i cili ka kёrkuar gjithmonё tё arrij mbrojtjen e qelizave (citofilaksi) sepse ato mund tё triumfojnё kundёr mikrobeve, nё vend qё ti sulmojmё me antiseptik (ilaçe antinfektive kundër mikrobeve qё nё realitet rezultojnё helme tё protoplazmёs sё qelizave kështu qё janё helmues tё qelizave tё gjalla) qё shkatёrrojnё rruazat e bardha, akoma tё gjalla dhe aktive.
Ai rastësisht zbuloi qё kur injektohet nё sistemin e qarkullimit tё gjakut njё pёrzierje 12.1% klorur magnezi paraqet njё aksion tё fortё citofilaktik, pa asnjë efekt helmues, perkundrazi provokon njё ndjenjё tё fortё mirёqёnie, euforie, energjie dhe rezistencё ndaj lodhjes.
Po ashtu zbuloi qё paraqet njё efekt kurioz tek jashtёqitja, atё qё provokon njё jashtёqitje tё shpejte nё rast kapsllëku kronik (edhe pse me kёtё përqendrim nuk ёshtё njё purgant) dhe ta bёjё jashtёqitjen normale nё rast diarreje nqs merret vazhdimisht. Nё tё dyja rastet jashtёqitja e humb erёn e keqe, nderkohё qё flora intestinale modifikohet nё favor tё mikroorganizmave tё mirё dhe nё dёm tё atyre patogjen.
Gjithmonё rastёsisht ai zbuloi se si marrja rregullisht e magnezit provokonte tek vet ai zhdukjen e plagёve para-kancerogjene, edhe pse ishte subjekt i tre operacioneve tё mёparshme pa rezultate pozitive.
Nёpёrmjet kёrkimeve tё tij tё gjera mundi tё tregoje se veprimi i klorurit tё magnezit ndodhte pёr shkak tё molekulës kripёrore (klorurit) dhe jo pёr shkak tё jonit tё magnezit.
Profesor Delbet zbuloi qё ekziston njё diferencё e madhe ndёrmjet karbonatit, (te magnezit) qё pёrshpejton zhvillimin e tumoreve neoplastike dhe plagёve kanceroze, dhe klorurit tё magnezit qё ndalon zhvillimin dhe madje i kthen ato nё gjendjen e tyre fillestare kur organizmi mbushet thuajse plot me kёtё kripё.
Aktivitetit tё kërkimeve dhe eksperimenteve tё Delbet, iu bashkëngjit edhe njё Mjek tjetër francez, Doktor Nevau i cili u interesua mё tepёr nё drejtim tё sёmundjeve infektive duke arritur njё sukses tё menjёhershёm tek poliomeliti dhe cimurro e qenve. (sёmundje ngjitёse e kafshёve)
Mё pas ai arriti tё tregoj ndikimin vendimtar ose shumё pёrmirёsues tё klorurit tё magnezit tek angjina katarrale, (sёmundjet e fytit, inflamacion, skuqje e bajameve etj.) tek sёmudjet e frymёmarrjes dhe probleme tё tjera pa marrё asnjёherё meritat e duhura nga akademikёt e mjeksisё.
Pёrse? A mund tё konsideroni qёndrimin e industrisë farmaceutike nё drejtim tё njё kure tё efektshme, me njё rreze veprimi shumё tё gjёrё dhe me njё çmim tё ulet? A mund tё konsideroni edhe njё qёndrim nё pёrgjithёsi mosbesues ose thjesht indiferent tё klasёs mjekësore nё drejtim tё tё ashtuquajturave terapi alternative (mjekësi popullore) ose komplementare(plotësuese)?
Studimet e fundit nё SHBA kanё treguar se, qё nga viti 1950 e deri nё fund tё shekullit mungesa e magnezit ёshtё shkaku kryesor i tё paktën 8 milion tё vdekurve nga ndërlikimet koronare(arteriet e zemrës).
Njё nga faktorët kryesor tё mungesёs sё magnezit ёshtё metoda e agrikulturёs intensive qё varfёron shumё tokёn nga magnezi, edhe pse ky ёshtё nga elementet mё tё pёrhapur nё tokё, nga qё plehrat kimike kanё sasi tё mёdha kaliumi qё ёshtё armiku i magnezit.
MAGNEZI VEPRON FILLIMISHT NE:
• Sistemin nervor
• Sistemin muskulor (duke pёrfshirё edhe zemrёn)
• Formën degjenerative të aparatit osteo-artikulare (kockave dhe gjymtyrëve)
• Aparatin e tretjes dhe zorrët
• Sistemin imunitar
• Plakje
• Tepricёn dhe mosbalancimin e kalciumit
Ç’LLOJ MAGNEZI ?
Sigurisht, se KLORURI I MAGNEZIT ёshtё pёrgjigjia mё e mirё pёr atё qё kёrkon njё shtese tё nevojshme tё magnezit, si parandalues ose mjekues tё sëmundjeve .
Kloruri i magnezit ёshtё një kripё organike, kёshtu qё ёshtё mё e thjesht tё asimilohet dhe tё mbahet nga organizmi, nё krahasim me kripёra tё tjera magnezi jo organike.
Kripëra tё tjera organike si orotati, glukonati dhe aspartati duhet tё merren nё konsiderim, edhe pse janё mё tё kushtueshme se kloruri. Vetёm se kёto kripëra nuk kanё veprimin e çmueshëm citofilaktik, veprim mbrojtёs i qelizave dhe i rruazave tё bardha, karakteristikё kjo e klorurit.
Aspartati i magnezit ka karakteristika tё ngjashme me klorurin, por kushton mё shumё dhe ёshtё i vёshtirё pёr tu gjetur.
Ekzistojnё edhe pёrzierje tё tjera me baze magnezi, tё pёrshtatura pёr tё hequr shijen natyrale shumё tё hidhur tё magnezit, tё cilёt japin rezultate tё mira por kanё çmime te larta.
UDHEZIME pёr PROBLEME dhe SEMUNDJE
Lista e gjatё e sёmundjeve dhe problemeve qe arrin te përmirësoje mund tё çudis dhe ёshtё vёshtirё pёr tu besuar, por kёto probleme tё shumta duke pёrfituar nga njё shtesё e klorurit tё magnezit provojnё rёndёsinё e magnezit dhe se si ky përfshihet nga tё gjithё sistemet e organizmit.
Mos prit qё tё sёmuresh pёr tё marrё magnezin, por shfrytёzo aspektin e qartё parandalues me marrjen rregullisht tё sasisë sё duhur ditore.
Konsideroje magnezin si zgjidhjen e mundshme, tё thjesht dhe me pak shpenzime kur ke probleme shёndetsore. Nё rast problemesh akute (sёmundje tё sapo shfaqura) mund tё merret parasysh marrja e 2-3 dozave, nё doza normale ose mё tё mёdha, pothuajse çdo 3 ore.
Vazhdoni merreni edhe pёr disa ditё mbas zhdukjes sё simptomave.
Nganjёherё marrja nё fillim e magnezit paraqet efekt laksativ pёr disa ditё me jashtëqitje tё lëngshme: kjo duhet tё konsiderohet normale dhe nuk duhet tё ndërpritet trajtimi, por duhet bёre njё ulje e dozёs derisa tё kthehet nё normalitet.
Normalisht gratё vuajnё nga mungesa e magnezit 4 herё mё shumё se burrat. Problemet e mёdha i pёrgjigjen pozitivisht nё mënyrë tё veçantë trajtimit të klorurit tё magnezit.
Pёrktheu dhe përshtati: Artan Elezi/mjeksiaislame/