Mbështetja në Allahun!

0
239

Imam Begaviu, rahimehullah, pasiqë shkroi tefsirin e tij të Kuranit, nuk posedonte pasuri për ta botuar atë.

E lajmëroi dikush prej njerëzve se në filan vendin gjendet një kryetar shteti që ua boton librat ulemave.
U gëzua shumë, mori kopjen e tefsirit dhe ca para dhe me vrap hypi në anije, por pas disa minuta afrohet një njeri dhe e pyet, më falë kush jeni ju: Ky i tha; Begaviu
Njeriu ia ktheu; A ju jeni dijetari i tefsirit!
Tha, po!

Njeriu tha; Po ku dëshiron të shkosh?
Tha; Kam bërë tefsirin e Kuranit dhe nuk kam para për ta botuar librin e më lajmëruan se ekziston një bamirës që i boton librat.
Ky njeriu, i tha;
Më falë, por si e ke komentuar fjalën e Allahut;
إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ
” Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë!”
(El Fatiha; 4).

Thotë Begaviu, u skuqa nga kjo pytje, kërkova nga shoferi anijes që të kthehej mbrapa, ia bëra pagesën dhe diçka shtesë ngaqë më ktheu mbrapa.

Nuk munda t’i ndali lotët nga pyetja e atij njeriut, bëra Teube dhe luta Allahun për ndihmë.
Pas disa ditësh, erdhi një njeri në shtëpinë time dhe më tha;

Kjo është hedija e udheqësitë tanë bamirës për botimin e librit tënd të tefsirit, të ka bërë selam dhe thotë se të ka parë ëndërr që ke nevoj për botimin e librit dhe ja ku i ke të gjitha parat e botimit. 

Selam dhe suksese!

Nga arabishtja:
Suad Shabani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here