Një baba i zemërthyer ka lëshuar një paralajmërim për prindërit pasi vajza e tij dy vjeçare Francesca, vdiq nga një hemorragji masive e brendshme pasi gëlltiti një bateri litiumi 2 cm, që zakonisht gjendet në lodra dhe pajisje.
Vajza e vogël, ishte aktive, jashtëzakonisht e lumtur dhe plot jetë. Prindërit fillimisht e kishin dërguar tek mjekut pediatër i cili u tha prindërve të ktheheshin brenda pak ditësh nëse gjendja e saj do përkeqësohej.
Kur ajo u përkeqësua, ato nxituan për në spital por fatkeqësisht ishte tepër vonë. Ai ndjehet fajtor për vdekjen e vajzës së tij. Ai i shpjegoi se bateritë, të përdorura për syze 3D televizive, ishin në një kuti brenda një kutie dhe ishin fshehur në një sirtar.
Duke i kërkuar prindërve të tjerë që të jenë të vetëdijshëm për rrezikun, ai tha: “Ajo që ndodhi me Francesca tregoi se nuk mund të kesh sy gjithandej”.
Ai ka theksuar se si bateritë e vogla, të rrumbullakëta, mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme për fëmijët nëse gëlltiten – sidomos bateritë e rrumbullakëta të litiumit të cilat janë më të mëdha dhe më të fuqishme – dhe mund të vrasin brenda disa orësh. Nëse mendoni se fëmija juaj mund të ketë gëlltitur një bateri, mos vononi por çojeni drejt në spita
Burimi: Dailyrecord
©gatuajshendetshem/a.c./