Lutjet

0
292

Zoti ynë mos na bë neve me mizorët!” 7:47- Zoti ynë, na dhuro durim dhe na bën të vdesim muslimanë!” 7:126- “O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë Zoti ynë, ne Të kemi besuar, na regjistro me dëshmitarët”. (El-Maide: 83)- “

O Zot, unë jam i nevojshëm për çdo të mirë që ma zbret”. (El-Kasas: 24)- “

Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!

O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mi. Unë pendohem te Ti dhe unë jam prej muslimanëve”.

Zoti ynë, Ty të besuam; na i fal mëkatet tona dhe na mëshiro, ngase Ti je Mëshirues më i mirë”. (El-Mu’minun: 109)- “

Zoti ynë, largoje prej neve dënimin e Xhehennemit, se dënimi i tij është gjëja më e rëndë. Ai, vërtet, është vendqëndrim dhe vendbanim i keq”. (El-Furkan: 65

Dëgjuam dhe respektuam, dhe prej Teje kërkojmë falje o Zoti ynë, ngase te Ti është përfundimi”. (El-Bekare: 285)- “

Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na udhëzove, na dhuro nga ana Jote mëshirë, se vetëm Ti je Dhurues i madh”. (Ali Imran: 8)-

Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i Lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!

Zoti ynë, atë që Ti e fut në zjarr, atë e ke poshtëruar; për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë!

Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e thosht…e): Besoni Zotin tuaj! E ne besuam!

Zoti ynë, na i fal mëkatet tona, na i shlyej gabimet tona dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet Të dërguarve T’u na e premtove dhe në Ditën e Kijametit mos na turpëro; vërtet, Ti je Ai që nuk e shkel premtimin”. (Ali Imran: 191-194)

“O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirat Tuaja që na i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë”. (En-Neml: 19)- “

O Zot, mos na bën sprovë për zullumqarët dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga jobesimtarët”. (Junus: 85)

Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët Ditën e llogarisë”. (Ibrahim: 41)- “

Zoti im, më dhuro (dituri për) pushtet dhe më bashko me të mirët, më le përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas, më bën prej trashëguesve të Xhennetit të begatshëm”. (Esh-Shuara: 83-85)- “

Zoti ynë, mos na bëjë sprovë për …ata që mohojnë dhe na fal neve, Ti je Ngadhënjyesi, I Urti”. (El-Mumtehine: 5)

Zoti ynë, pranoi prej neve (veprat tona), se me të vërtetë Ti je Dëgjues, i Ditur”. (El-Bekare: 127)- “dhe na i prano pendimet tona, se Ti me të vërtetë je Pranues i pendimeve dhe i Mëshirshëm”. (El-Bekare: 128)- “

O Zot më bën falës të namazit dhe prej pasardhësve të mi bën të tillë, dhe, o Zot, pranoje lutjen”. (Ibrahim: 40)

Muhammedit alejhisselam lutej:”Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga frika, kërkoj strehim te Ti nga koprracia, kërkoj strehim te Ti që të kthehem në moshë të shtyrë dhe kërkoj strehim te Ti nga sprovimet e kësaj bote dhe dënimi i varrit”.- “

Zoti ynë, unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetes sime,askush si fal mekatet perpos teje dhe me meshiro sepse ti je fales. All-llahu im, m’i fal gabimet e mia, injorancën time, lëshimet në punën time dhe atë që Ti e di më mirë se unë. All-llahu im, më fal seriozitetin tim dhe shakanë time, gabimin që e bëj pa qëllim dhe me qëllim, ngase të gjitha këto i posedon…

Allllahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo”.- “All-llahu im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, vetëm në Ty jam mbështetur, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj.

All-llahu im, kërkoj strehim në Krenarinë Tënde, që s’ka Zot tjetër përveç Teje, prej lakimit nga rruga e vërtetë.

Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sprova dhe dënimi i zjarrit, nga sprova dhe dënimi i varrit, nga sherri i sprovës së pasurisë dhe sherri i sprovës së varfërisë. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sherri i sprovës së Dexhxhallit.

Zoti ynë, laje zemrën time me ujë të borës dhe breshërit, pastroje zemrën time prej mëkateve ashtu sikur që ke pastruar rrobat e bardha prej ndytësirave dhe më largo prej mëkateve ashtu sikurse ke larguar Lindjen prej Perëndimit.

Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga përtacia, mëkati dhe borxhi”.-

dua profetike e Muhammedit alejhisselam

O Allah zgjidhma nyjen e gjuhes time, zgjeroma gjoksin time e bejma te lehte te te adhuroj sa me shume e me denjesi e dinjitet me te lartin gjate gjithe jetes, e merrem te Ty me vlere shehidi e pa llogari.

O Allah me fal e me meshiro ngaqe …meshira Yte ka kapluar cdo gje e mos me bej qe te me poshtroj llogaria.

O Allah me bej ne fqinjesi me te Derguarin Muhammed alejhisselam, me bej nga ato qe jane nen hijen e Arshit Tend ne Diten e Llogaridhenijes e me fresko me uje nga burimi i te Derguarit Muhammed alejhisselam.

O Allah me ndero qe ta shoh Nurin Tende ne xhennetin Firdeus ja Rabiiii.Amiiiiin

O Allah benaj Kuranin pranvere te zemres e kushtetute te jetes sone.

Nderona e ndricona me te ne te dyja botet e bena qe te na udheheqe ne jeten tone ne cdo kohe, moment e gjendje.

Amin!Amin! Amin!

Ndajeni këtë me të tjerët:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here