Limoni shkrin yndyrën dhe gurët, pastron lëkurën..

0
172

Lëngun nga limoni duhet ta pini në mëngjes para ushqimit, sepse në këtë mënyrë do ta nxitni metabolizmin, ndërsa kaloritë nuk do të pozicionohen në zona kritike. Mirëpo, përveç te humbja në peshë, limoni ndihmon edhe te gjendjet serioze shëndetësore.

Përveç se është zgjidhje më e mirë nëse duam të largojmë etjen dhe të mposhtim temperaturat e larta, limoni ndihmon edhe te një gamë e gjerë sëmundjesh dhe problemesh shëndetësore.

Humbja në peshë

Me anë lëngut të limonit shumë më lehtë do t’i shkrini kilogramët e tepërt dhe do të pengoni grumbullimin e tyre në vendet kritike. Për rezultate më të mira, lëngun e limonit duhet ta pini në mëngjes para ushqimit.

Gurët biliarë

Rreth 80 për qind e gurëve biliarë përbëhen nga kolesteroli, i cili krijohet në rast se mëlçia ose fshika biliare nuk mund ta largojnë me sukses. Për shkak të mungesës së acideve biliare (që mund të vijë si pasojë e plakjes, stresit ose marrjes së barnave të caktuar), kontraksionet e fshikës mund të jenë të dobësuara. Në këtë mënyrë shpjegohet zbrazja e zvogëluar dhe e parregullt e lëngut biliar dhe mbetja e lëngut “të vjetër” biliar, i cili pastaj shtresohet në formë të gurëve kolesterolikë. Prandaj rekomandohet konsumimi i ushqimeve acidike përpara ushqimit, sepse ato mund ta imitojnë acidin biliar dhe e “inkurajon” fshikën biliare për tkurrje në mënyrë që të largojë gurët e vegjël. Prandaj, limoni është ushqim ideal për këtë!

Kollitja

Ky ushqim vepron si ekspektorans- nxit largimin e sekretit nga bronket, për këtë arsye limoni është i nevojshëm te ftohja dhe gripi. Për të lehtësuar kollitjen, pini limonadë ose priteni gjysmë limoni në copa të holla dhe qitni në një litër ujë së bashku me farat e lirit (që janë po ashtu ekspektoransë të njohur) dhe ngadalë lëreni të ziejë për 20 minuta, kullojeni dhe ftoheni me pakëz ujë.

Psoriaza

Psoriaza është sëmundje kronike e lëkurës, e cila kërkon mjekim intensiv dhe afatgjatë sistemik. Duket paradoksale, mirëpo acidi limonik nga lëngu i limonit mund të zbusë thatësinë e lëkurës dhe të zvogëlojë luspimin e saj. Njëkohësisht mund të ndihmojë në rikthimin e njomjes së lëkurës dhe të nxisë largimin e shtresës së vdekur të qelizave. Disa herë në ditë vendosni lëng limoni në sipërfaqet ku është shfaqur psoriaza dhe qëndroni disa minuta në diell. Pas disa javës, zgjateni kohën e qëndrimit në diell. Shumë dermatologë u përshkruajnë pacientëve me psoriazë përbërës të lëngut të limonit në kombinim me rrezet UVA.

Konstipacioni

Limoni është edhe burim i pasur me pektine- fibra ushqyese që në zorrë shndërrohen në xhel dhe lehtësojnë kontraksionin e zorrëve. Nga ana tjetër, celuloza tërheq ujin, gjë që lehtëson tretjen. Në ushqimin e përditshëm përfshijeni lëngun e limonit dhe lëvoren.

Hipertensioni

Vitamina C nga një limon i vogël mund të shtojnë nivelin e oksidit nitrik, gaz i cili organizmit tonë i jep sinjal që të relaksohet dhe zgjerojë enët e gjakut. Po ashtu, lëngu i limonit u ngjan disa barnave të cilat përdoren për uljen e tensionit arterial- ACE inhibitorëve, sepse inhibon hormonin angistin në veshka (ky hormon rrit tensioni e gjakut duke ngushtuar enët e gjakut).

Infeksionet urinare

Ushqimi i pashëndetshëm i përkeqëson problemet me inflamacionin e fshikës urinare, sepse urina acidike vetëm sa i shton dhimbjet. Konsumoni lëng nga një gjysmë limoni, dy-tri herë në ditë. Limonin mund ta përdorni edhe si zëvendësim për uthull. Më i njohur është shfrytëzimi i limonit në specialitetet e peshkut. Lëngu nga limoni në sallatën e pemëve jep shije të veçantë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here