Hidhni grurë majave të maleve që ta dinë njerëzit se në tokat e Islamit

0
204

Kjo pamje është marrë në Turqi. Këtu paraqitet një nga zakonet e hershme Islame, por që praktikohet edhe sot në këtë vend. Në ditët e acara të dimrit kur dëbora mbulon çdo gjë për një kohë të gjatë, njerezit shkojnë nëpër male dhe hedhin grurë mbi dëborë që zogjtë e malit të mos ngordhin urie.

Kjo traditë daton që nga një prej halifëve të famshëm të muslimanëve, Umer bin Abdul-Azizit (Allahu e mëshiroftë), i cili u kërkonte muslimanëve të hidhnin grurë maleve në dimër, duke thënë’: “Hidhni grurë majave të maleve që ta dinë njerëzit se në tokat e Islamit as zogjtë nuk lihen të vuajnë për ushqim”.

Ky është Islami, feja e mëshirës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here