Leximi i Fatihasë pas duasë (lutjes)

0
535

Leximi i Fatihasë pas duasë është i lavdëruar sipas mendimit të dijetarëve të katër medhhebeve.

Çdo dua fillon me falënderim ndaj Allahut xh. sh. dhe me salavat mbi Pejgamberin a. s. Këto janë dy gjera që Allahu xh. sh. nuk i refuzon.

Pejgamberi i Allahut a. s. në hadithin të cilin e transmeton Ibn Amri thotë: “Bëni salavat mbi mua, vërtet, ai që bënë salavat mbi mua një herë, Allahu bënë salavat mbi atë dhjetë herë.” (Nesaiu, 2/25).

Gjithashtu, Fatihaja është falënderimi më i mirë për Allahun xh. sh., kurse shumë dijetarë kanë thënë se tërë Kur’ani është përfshirë në të. As Fatihaja, sikur as falënderimi, as salavati nuk refuzohet.

Allahu xh. sh. në një hadithi kudsij, të cilin e transmeton Ebu Hurejre thotë: “Allahu xh. sh. thotë: “E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy pjesë. Dhe kur robi thotë: “Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve”, Unë them: Më falënderon robi im. Dhe kur robi thotë: “Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit”, Unë them: “Më bënë mirënjohje robi Im.” Kur ai thotë: “Sunduesit të Ditës së Gjykimit”, Unë them: “Ma dorëzon pushtetin robi Im.” E kur robi thotë: “Vetëm Ty të bëjmë ibadet dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë”, Allahu xh. sh. thotë: “Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim kurse robit Tim i përket ajo që e lut.” Kur robi thotë: “Na udhëzo në rrugë të drejtë, në rrugën e atyre të cilëve ua ke dhuruar mëshirën tënde, e jo të atyre të cilët kundër vetes e kanë nxitur urrejtjen, as atyre të cilët kanë lajthitur”, Allahu thotë: Kjo është për robin tim kurse robit tim i përket ajo që e kërkon.” (Muslimi, hadith nr. 598, 1/ 296, Dar’ul-Ihja’il-Kutub’il-Arebijji).

Dhe, nëse Allahu xh. sh. nuk na refuzon atë me çka e kemi filluar duanë, është e mirë që duanë ta përfundojmë me atë që Allahu xh. sh. gjithashtu nuk e refuzon, kurse kjo është Fatihaja, sepse ashtu ajo që është ndërmjet dy veprave të pranuara gjithashtu do të pranohet sepse Allahu është më i mëshirshmi nga kjo që ta pranojë fillimin dhe mbarimin e mos ta pranojë atë që është ndërmjet tyre.

El-Hadimiu thotë: Sa i përket leximit të Fatihasë pas namazit, shumë kanë folur për këtë: Në Mi’raxh’ud-Dirajjeh thuhet se kjo është risi, por është e lavdëruar dhe nuk lejohet të ndalohet. Në Tataruhanij, Kunnij dhe El-Eshbah thuhet se leximi i Fatihasë në kohët e zgjedhura është më prioritare se duaja. Në El-Vesil dhe Kitab’us-sabah nga Ebush-Shejh ibn Hiban thuhet se Atau ka thënë: “Kur dëshiron që diç të të pranohet lexoje Fatihanë deri në fund dhe do ta kesh ndihmen…”. Ebu Seid El-Hadimiu thotë: “Dhe më së miri është që secili veç e veç ta lexojë Fatihanë sepse falënderimi ndaj Allahut në fund të duasë është mendub, kurse falënderimi më i mirë është Fatihaja.” (Berikat’ul- Mahmudijje, Ebu Seid El-Hadimi El-Hanefi, 1/ 98).

Er-Rremli Esh-Shafi’iu thotë: “Leximi i Fatihasë pas duasë ka bazën e saj në Sunnet, kurse domethënia e kësaj është e qartë për shkak të dhuntive të mëdha që gjenden në të”. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Fatihaja është e varur për Arsh, ndërmjet saj dhe Allahut nuk ka perde”. Ajo në vete ka cilësitë që nuk i kanë suret e tjera, kurse disa dijetarë kanë thënë se në të është i përfshirë tërë Kur’ani, ajo përbëhet prej njëzet e pesë fjalëve të cilat i përfshijnë shkencat e Kur’anit. Ajo përmban falënderimin ndaj Allahut me cilësitë e përsosura, urdhrin për ibadet dhe sinqeritet, pranimin se njeriu nuk është në gjendje të bëjë çkado qoftë pa ndihmën e Allahut, kërkesën e udhëzimit në rrugën e drejtë, lajmërimin për ata të cilët kanë lajthitur. Allahu e ka ndarë ndërmjet Vetes dhe robit të vet, nuk ka namaz të vlefshëm ku nuk ka Fatiha, sipas kësaj, ajo është Ummu’l-Kur’an. Emrat e saj të shumtë tregojnë në lartësinë e saj që emërtohet, ajo është sure e duasë…”. (Fetava, Er-Rremli, 1/ 160-161)

Source link

Kushtrim Guraj