Lëvizja “Bashkohu” në mejdanin e politikës

0
248

imagesLëvizja “Bashkohu” e cila është e njohur për mbrojtjen e të drejtave të muslimanëve është regjistruar pranë KQZ-së si parti politike.

Kopjen e regjistrimit në KQZ të lëvizjes “Bashkohu” ,të cilën e kishte siguruar, KLAN Kosova sonte e shfaqi në lajmet kryesore.

Lëvizja “Bashkohu” do të ketë kryetar Arsim Krasniqin dhe akronimi i saj do të jetë LISBA dhe emri i plotë do ta ketë “Lëvizja Islame Bashkohu:.

Edhe pse zyrtarisht deri me tani nuk është prononcuar askush nga lëvizja “Bashkohu” në rrjetin social që i përket “Bashkohut” është paralajmëruar një veprim i tillë ku  sot postuan një thënie “Ne nuk do të jemi Histori ,ne do të shkruajmë histori !!”.

Lëvizja “Bashkohu” u bë e njohur për organizimin e protestave masive gjatë verës së 2011-ës, që kishin synim ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë, futjen e edukatës fetare në shkolla dhe mospërjashtimin e vajzave me shamia nga procesi mësimor /lajmeterajonit.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here