Qeveria e Kosovës, njerëzit në Kosovë i bën kafshë !

Qeveria e Kosovës, njerëzit në Kosovë i bën kafshë !

f.0204230050519_mShiringat për kafshë në “pediatrinë” e Mitrovicës?!

Dyshohet se shiringat e përdorur në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, që ishin dhuruar si donacion i dhuruar nga një organizatë amerikane, janë të dedikuara për kafshë .

Drejtori i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Agim Peci, tha se shiringat e prodhimit amerikan, të dhënë si donacion nga organizata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “AIHA”, janë sjellë në Repartin e Pediatrisë para dy javësh. Ai thotë se bëhet fjalë për një gabim.

Shiringat e tipit “Allison”, kushtuar për përdorim në kafshë, janë në dukje më të shkurtra në krahasim me shiringat që përdoren në njerëz, tgransmeton KTV.

Rrahim Merovci, shef i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, thotë se këta shiringa nuk janë përdorur dhe menjëherë ekzaminimit është bërë asgjësimi i tyre.

Numri i shiringave të dhënë si donacion për këtë repart pediatrik ka qenë rreth 200. Ndërkaq është thënë se shiringa të tillë janë dërguar edhe në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe në QKUK në Prishtinë.

Por, Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, i ka thënë KTV-së se në QKUK nuk kanë marrë një donacion të tillë.