A lejohet ngrënia e pemëve të huaja në një vend të lënë të shkret? –

0
222

A lejohet ngrënia  e pemëve të huaja në një vend  të lënë të shkret?

Përgjigja:

Të gjithë dijetarët duke filluar nga katër imamët: Ebu Hanife, Maliku, Shafiu dhe Ahmedi janë të pajtimit se nuk lejohet nga askush të hajë nga kopshti i dikujt që është i rrethuar, vetëm se me lejen e pronarit, përveç nëse ai është i detyruar  apo është nevojtar, atëherë lejohet të hajë aq sa ka nevojë dhe nuk i lejohet të marrë me vete.

Në një hadith që e përcjell imam Ahmedi  në musnedin e tij transmeton Abdullah ibën Amri se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) është pyetur rreth një personi i cili hyn në kopsht të rrethuar? Ai është përgjigjur: Le të hajë duke mos marrë me vete.”

Ekzistojnë edhe disa transmetime të tjera me këtë kuptim dhe këto hadithe komentohen se nëse ai që hyn në kopsht është nevojtar, atëherë i lejohet të hajë prej frutave të kopshtit. Këtë kuptim e nxjerrim nga ajo që transmetohet nga tabiini i njohur El Ata  i cili thotë se i Dërguari i Allahut (Bekimi dhe paqja qofshin mbi të!) ia lehtësoi të uriturit dhe nevojtarit kur të kalojë në ndonjë kopsht të rrethuar të hajë nga ai, duke mos marrë me vete. (Transmeton Bejhakiu)

Kurse, nëse vendi është i lënë, i  shkretë dhe nuk është i rrethuar apo nuk ruhet, atëherë lejohet ngrënia në ato vende edhe nëse nuk jemi nevojtarë. Por, a lejohet të marrim me vete?

Themi se nëse vendi që është lënë i shkretë, i dihet pronari i tij, atëherë nuk lejohet të marrim, përveç nëse e dimë se ai e lejon apo nuk e kundërshton këtë.

Nëse nuk dihet pronari, atëherë lejohet të marrim me vete, pasiqë ai vend konsiderohet i askujt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here