Largimi i xhinëve prej shtëpive të banuara

0
634

Shtëpitë e tmerrit dhe fantazmave – Largimi i xhinëve prej shtëpive të banuara

Shpeshherë ndodhë që xhinët të banojnë në ndonjë shtëpi, dhe banorëve të saj u shkaktojnë probleme të shumta.
Papritmas shtëpia shndërrohet në shtëpi tmerri, fluturojnë enët, shkatërrohen orenditë, ndizen teshat… etj.
Në një ligjeratë dijetari Ahmed El Kattan thotë: “M’u ankua një person se në shtëpinë e tij të re, dikush po ua shndërron jetën në ferr.
Kur ulemi në sofër në mes të pjatës papritmas paraqitet dhe, e ne nuk shohim se kush e bën këtë akt.
Kjo gjendje paraqitet tre herë në ditë, në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje.
Pasi u bë e padurueshme, shkuam te familja e gruas por edhe atje përsëritej e njejta gjë.
Kur më informoi mua, së bashku me disa dijetarë shkuam atje dhe filluam ta lexojmë kaptinën El Bekare, kur arritëm te Ajetul Kursijj, gjyshja ishte e ulur në oborr të shtëpisë.
Gjatë leximit njëri na thirri: Ejani dhe shikoni.
Pasi dolëm në oborr, pamë gjyshen nga koka e së cilës binte dhe.
Kur përfunduam me leximin e kaptinës ndaloi edhe dheu i cili binte prej kokës së saj.55670683_ea36104bf4_z
Pas kësaj nuk patën probleme tjera.

Si veprohet në këto raste?

Pejgamberi alejhi selam, thotë: “Në këto shtëpi ka banues prej xhinëve, prandaj jepnu afat prej tre ditëve që të largohen.”1
Nëse paraqiten këto raste, duhet t’u tërhiqet vërejtja.

Tërheqja e vërejtjes

Nga Abdirrahman b.Ebi Lejla, transmetohet se Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Nëse paraqitet gjarpër në ndonjë shtëpi, thuani asaj: Ju lutemi me premtimin që i keni dhënë Nuhit alejhi selam dhe Sulejmanit alejhi selam, mos na dëmtoni. Nëse kthehet, vriteni.”2

Transmeton Ibn Habibi, se Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Ju lutemi me premtimin që i keni dhënë Sulejmanit alejhi selam, të mos na dëmtoni dhe të mos shfaqeni.”

Imam Maliku thotë: “Mjafton t’i thuash: Të lutemi që për hirë të All-llahut dhe Ditës së Gjykimit, të mos na dëmtosh dhe të mos shfaqesh më (tre herë).”3

Pastaj lexohet kaptina El Bekare në shtëpi, për arsye se Pejgamberi alejhi selam, thotë: “Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varreza. Në atë shtëpi që lexohet kaptina El Bekare, aty nuk hynë asnjë shejtan.”4

Transmeton Ebu Hurejre, radiallahu anhu, se Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Në kaptinën El Bekare gjendet zotëriu i ajeteve Kur’anore, të cilin nëse e lexon në shtëpi, ai i dëbon të gjithë shejtanët, ai është Ajetul Kursijj.”5

Transmeton En Nu’man b.Beshiri se Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Allahu ka zbritur dy ajete në fund të kaptinës El-Bekare, të cilat në rast se lexohen tre netë rradhazi në një shtëpi, asaj shtëpie nuk do t’i afrohet asnjë shejtan.”6

Nëse ndien diçka pas kësaj në shtëpi, atëherë merr një enë me ujë, merr abdes, vendose dorën e djathtë në ujë (mos e largo prej aty derisa të përfundosh me leximin), afro gojën tënde pranë ujit dhe lexo: Në emër të Allahut gdhimë (zgjuam), Allahu i cilit çdo gjë mund të bëjë, me madhërinë e Tij të pashoqë, me mbretërinë e Tij të pathyeshme dhe me emrat e Tij të bukur.
Mbrohemi prej shejtanëve nga njerëzit dhe xhinët, nga sherri i çdo sendi që është i dukshëm dhe i fshehur, nga sherri i atyre që dalin natën dhe fshihen ditën dhe nga sherri i atyre që fshihen natën dhe dalin ditën.
Prej sherrit të krijesave të Tij dhe sherrit të iblisit me ushtrinë e tij, nga sherri i çdo krijese të Tij, Allahu im udhëzon në rrugë të drejtë, kërkojë mbrojtjen e Allahut prej atyre që u mbrojtën Musa alejhi selam, Isa alejhi selam, Ibrahimi alejhi selam, i cili e mbushi premtimin dhe prej sherrit të krijesave të Tij dhe sherrit të iblisit me ushtrinë e tij dhe nga sherri i çdo sulmuesi.7

Pastaj lexo:

a. Kaptinën El Fatiha:

”Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve! Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë! Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!”

b. Katër ajetet e para të kaptinës El Bekare:

” Elif, Lam, Mim. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.
Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.). Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t’u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin).”

c. Ajetul Kursijj dhe dy ajetet pas saj (El Bekare 255-257):

”All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Ndërsa pushtueti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi.
Në fe nuk ka dhunë. Eshtë sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.
All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.”

d. 3 ajetet e para të kaptinës El Xhin:

”Thuaj: “Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit,
që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askë”.
Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë nuk është që ka as grua, as fëmijë.”

e. Dhjetë ajetet e para të kaptinës Es Safat:

”Pasha të radhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.
Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.
Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.
Eshtë e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.
Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve (të yjeve).
Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të Dunjasë) me bukurinë e yjeve.
Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.
Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.
Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.
Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.”

f. Tre ajetet e fundit të kaptinës El Hashr:

”Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.
Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!
Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!”

g. Kaptinën El Ihlas:

”Thuaj: Ai, Allahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.”

f. Kaptinën El Felek:

”Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryjnë nyja.
Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.”

h. Kaptinën En Nas:

”Thuaj: ”Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! Sunduesin e njerëzve. Të adhuruarin e njerëzve. Prej të keqës së cytësit që fshihet. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve.
Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit.”

Pastaj ujin e shpërndan nëpër shtëpi, dhe me ndihmën e Allahut do të dalin.
Vëlla i nderuar, mendo mirë edhe një herë, analizoje fjalën e Pejgamberit alejhi selam, ku thotë: “Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza”8, prandaj duhet edhe në shtëpi të përmendim Allahun, të falim namaz, të bëjmë dua etj.

Fortifikimi dhe mburoja e shtëpive

Shtëpitë mbrohen me:

1. Leximin e Kur’anit, në veçanti me leximin e kaptinës El Bekare dhe lutjeve të ndryshme.

2. Largimi i qenve, statujave, kambanave dhe kryqeve prej shtëpie.

Transmeton Ebi Talha, radiallahu anhu, se Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: ”Melekët nuk hynë në atë shtëpi që ka qen dhe statuja.”9

Transmeton Aishja, radiallahu anha, se Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: ”Melekët nuk hynë në atë shtëpi që ka kambana.”10

Transmeton Adij b.Hatemi, se ka shkuar te Pejgamberi alejhi selam, me kryq në qafë e ai i ka thënë: ”O Adij, largoje prej teje këtë idhull.”11

Largimi i melekëve prej një shtëpie, nënkupton largimin e melekëve të angazhuara për mbrojtjen e besimtarëve, kur largohen ata, atëherë në atë shtëpi hyjnë shejtanët.

Autor: Mexhdan Muhamed Esh-Shihavi
Marrë nga libri: ”Kur’ani, ilaç hyjnor kundër magjisë dhe të prekurit e djallit.”
Përgaditi: Ebu Merjem

1. Sahihul Muslim, hadithi nr.2236.
2. Suneni i Ebu Davudit, hadithi nr.5260, Suneni i Tirmidhiut, hadithi nr.1485.
3. Sherhun Nevevij ala Sahihil Muslim, 14/30.
4. Sahihul Muslim, hadithi nr.780.
5. Mustedrek lil Hakim, 2/259.
6. Musnedi i Imam Ahmedit, 4/274 dhe Suneni i Tirmidhiut, hadithi nr.2882.
7. Ibn Kajjim El Xhevzije, El Vabilus Sajjib, fq.82.
8. Një prej vendeve ku rrijnë shejtanët janë edhe varrezat, në atë shtëpi ku nuk bëhen ibadete (namaz, lutje, lexim Kur’ani), ajo i ngjanë varrezave prandaj edhe e sulmojnë shejtanët.
9. Sahihul Buhari, hadithi nr.3225, dhe Sahihul Muslim, hadithi nr.216.
10. Musnedi i Imam Ahmedit, 2/242.
11. Sahihul Muslim, hadithi nr.2114.