Laikët nuk e kanë breng popullin mendojnë si t’i rehatojnë familjarët në ministri

0
560

Grabovci donte ta “rehatonte” dajën në ministri

Kur në nëntor të vitit të kaluar Adem Grabovci i është ankuar kryeministrit Hashim Thaçi se nuk ia kishte rehatuar dajën, ky i fundit ka qenë i suspenduar nga puna.

Në fakt, daja i Grabovcit, Curr Gjocaj, kishte muaj që nuk po mund të kthehej në vendin e punës, pavarësisht se këtë të drejtë ia kishte dhënë Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë.

Pengesë i ishte bërë ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Ilir Tolaj, i cili aktualisht është në paraburgim nën akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Gjocaj nuk kishte arritur ndonjë rezultat edhe pas ankesa në adresë të përfaqësuesve më të lartë institucionalë për padrejtësinë që pretendonte se po i bëhej.

Tek pastaj, në mbështetje i kishte dalë nipi, Grabovci, i cili me funksion është shef i Grupit parlamentar të PDK-së.

Ai vendos që çështjen e Gjocit ta ngrejë te shefi i partisë dhe i Qeverisë, Hashim Thaçi, me synim që ky i fundit t’i vinte kapak këtij problemi.

Thaçi ka qenë në Norvegji, kur më 17 nëntor 2011 Grabovci ia ka kujton se nuk e kishte kryer një obligim ndaj dajës së tij, shkruan “Koha Ditore”.

“Vallahi po, ni dajë temin ma ke lanë anash”, vazhdon Grabovci derisa Thaçi ndërhyn duke e pyetur mos është fjala për Mazrekun.

Grabovci e korrigjon duke i treguar se bëhet fjalë për Gjocajn, ndërsa kryeministri e shfajëson veten duke e kritikuar atë se nuk i kishte thënë asgjë për të më herët.