KUR VËLLAI YT ZEMËROHET !

0
200

Ibën Xheuzij, Allahu e mëshiroftë, shkruan:

“Kur të vëresh mikun tënd se është zemëruar, se flet gjëra jo të mira, nuk është mirë t’i ngritësh gishtin e as t’ia zësh për të madhe atë që thotë. Gjendja e tij është sikur ajo e të dehurit, nuk ndjen çka është duke ndodhur.. mirëpo:
*duro vrullin e tij, mos ia ze për të madhe, djalli e ka fituar, egoja i është tërbuar ndërsa arsyeja i është bllokuar.
*‎Në rast se ia ze për të madhe, i përgjigjesh sipas veprimit që bën, atëherë bie në pozitën e të mençurit që ballafaqohet me të marrin apo njeriut të kthjellur me një të alivanosur, fajin e mban ti.
*‎Prandaj, shikoje me syrin e mëshirës, vështro si lozë natyra e tij e tërbuar me të dhe dije se kur të kthjellet, pendohet nga ajo që ka bërë dhe kupton vlerën e durimit tënd.
*‎Këtë gjendje duhet ta mësojë fëmija kur prindi i tij të hidhërohet, gruaja, kur burri i saj hidhërohet, t’i lënë të shfryhen me fjalë dhe të mos ua zënë për të madhe..do shohin që do kthehen të penduar dhe do kërkojnë falje.
*‎Shumica e njerëzve nuk veprojnë në këtë mënyrë, por kur ballafaqohen me një të zemëruar ia kthejnë me fjalët dhe veprat e njëjta. Kjo nuk është sipas asaj që kërkon urtësia. Urtësia është ajo që tregova më lartë mirëpo atë “nuk e kupton përveç të diturve”

Sajdul Hatir (468)
Përktheu nga gjuha arabe: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here