Home ISLAM KUR KE MENDIM TË MIRË PËR ZOTIN

KUR KE MENDIM TË MIRË PËR ZOTIN

Një grua erdhi tek Profeti Musa ( alejhi selam ) dhe I tha :
“ O I Dërguar I Zotit ! Lute Zotin të më jap një fëmijë të mbarë e të gëzohem dhe unë si nënë!”
Profeti Musa ( alejhi selam ) e luti Zotin që kësaj gruaje t’I jap një fëmijë . Zoti I tha se këtë grua e kishte caktuar të jetë stërile , të mos lind fëmijë.

Musa ( alejhi selam ) i ktheu përgjigjen kësaj gruaje se Zoti e kishtë caktuar që të jetë sterile dhe të mos bëjë fëmijë.
Gruaja u largua dhe u kthye sërish pas një viti . Sërisht i kërkoi Musait ( alejhi selam ) t’i lutet Zotit që t’i jap një fëmijë.
Zoti sërish ia ktheu se e kishte caktuar që kjo grua të jetë sterile. Musai i tha të njëjtën fjalë dhe gruaja u largua.
Pas një viti , gruaja vjen sërish , por këtë herë ajo mbante në krahë një foshnje.
I çuditur , Musai ( alejhi selam ) e pyeti : “ I kujt është ky fëmijë?!”
Gruaja iu përgjigj : “Është fëmija im.”
Musai ( alejhi selam ) e pyeti Zotin si ishte e mundur që gruaja të cilën e kishte caktuar të jetë sterile , të lind fëmijë!
Zoti I tha : “ Sa herë që I thoje “sterile” ajo thoshte “ Rahim – i Gjithëmëshirëshëm”. Kështu , mëshira dhe rahmeti Im dominoi mbi caktimin Tim.”

Previous articlePastrimi i zorres se trashe
Next articleDëshiron apo jo? nëse po lexo