Kuptimi i vërtetë i terrorizmit dhe manipulimi mediatik

Kuptimi i vërtetë i terrorizmit dhe manipulimi mediatik

                                                                                                                     PMK71560[1]
Falënderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botëve, dhe paqja dhe bekimet mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, dhe mbi familjen dhe shoqëruesit e tij.

Shumë është thënë në përpjekjen për ta definuar  terrorizmin. Mendimet dhe kuptimet e shprehura deri më tani kanë qenë kontradiktore, edhe përkundër shumë përkufizimeve dhe termeve të cilat janë thënë rreth terrorizmit, ne nuk kemi ardhur në një përkufizim të plotë të realitetit të terrorizmit. Çdo definicion i realitetit, nëse nuk është në përputhje dhe reflektues i së vërtetës, nuk mund të konsiderohet një përkufizim i saktë. Pavarësisht që shumë studiues në këtë fushë përmendin mbi njëqind përkufizime, të gjitha janë të mangëta në një mënyrë apo një tjetër, nga përkufizimi i saktë dhe i përpiktë që ne mund të përdorim për të bërë dallimin ndërmjet akteve të terrorizmit dhe akteve të tjera.

Disa shembuj të definicioneve të terrorizmit që kanë qenë të shprehura janë:

  • Terrorizmi është akt që natyrisht shkakton të tjerët të ndjehen të pasigurt dhe të frikësuar.
  • Terrorizmi rezulton në mbjelljen e frikës brenda njerëzve, me anë të dhunës.
  • Terrorizmi është përdorim i mjeteve të qëllimshme dhe të organizuara që natyrisht nxisin frikë, për të arritur objektiva të caktuara.
  • Terrorizmi është një akt barbar i tmerrshëm.
  • Terrorizmi është një akt që kundërshton parimet shoqërore, dhe shkel nderin e njeriut.

Nëse do të analizoni këto definicione, dhe do të studionit nivelin e specifikimeve, si dhe shkallën në të cilën një person mund të mbështetet që të deklarojë nëse një akt është akt terrorizmi, ju do të konkludoni se të gjitha këto përshkrime dështojnë që të bëjnë një shpjegim të qartë kategorik të konceptit të terrorizmit. Këto përkufizime janë ose shumë të gjerë ose shumë precize, apo jo mjaft të gjera apo të sakta, dhe dallimet në definimin e terrorizmit rrjedhin nga pikëpamjet e ndryshme, interesat dhe ideologjitë që ekzistojnë në vende të ndryshme. Çdo shtet e sqaron terrorizmin në një mënyrë që pajtohet me politikat dhe interesat e saj, pavarësisht nëse përkufizimi pajtohet me kuptimin e saktë të terrorizmit apo kundërshton atë. Kjo është arsyeja pse ju do të gjeni që një veprim i kryer nga një grup i personave ose individëve të përshkruhet si “akt terrorist” në një rast dhe ju do të gjeni një akt tjetër të ngjashëm, ndoshta edhe më barbarë të kryer nga të tjerët e nuk konsiderohet terrorizëm.

Shembulli më me rëndësi në këtë çështje është çështja e Palestinës. Për më shumë se pesëdhjetë vite, sionistët ziliqar janë duke i dhënë palestinezëve një shije të dënimit të rëndë. Vrasjet, shkatërrimet, dëbimet dhe shkatërrimet e shtëpive palestineze nga ata që kanë zënë tokën palestineze, ky torturim konsiderohet si një akt i vetëmbrojtjes nga pushtuesit dhe mjeshtrit kryqtar në Amerikë dhe Evropë. Ajo çfarë bëjnë njerëzit (palestinezët) e shtypur me gurë quhet dhunë dhe terrorizëm!

Kjo që deri në fillim të shekullit XXI njihej si terrorizëm arab, pas sulmeve të 11 shtatorit mori përmasa më të gjëra duke përfshirë këtu arabët e jo arabët, të gjithë myslimanët. Prandaj nëse e konsideron veten mysliman dhe jeton sipas parimeve të islamit të dish se në qarqet akademike perëndimore dhe në opinionin publik perëndimor ti je terrorist, edhe nëse je i njohur në shoqëri për nga mirësjellja, respekti, morali,butësia e shumë cilësi tjera humane universale.

Kjo gjendje e tmerrshme ka arritur deri aty sa që shumë persona që deri dje janë krenuar me fenë e tyre islame të pastër e të përkryer nga çdo anomali, sot të turpërohen me këtë sistem perfekt bile shumë prej këtyre “myslimanëve”-laikë janë transferuar në kampin e kryqtarëve-cionist duke u bërë pjesë e kampanjës kundër islamit.

A është me të vërtetë islami ashtu siç e paraqesin CNN, BBC, CNBC, ABS, Euro news, DW, Al jazeera, Al Alarabiya, Memri TV ?

Një njeri me logjikë të shëndoshë, apo një person që së paku pretendon të jetë mysliman, por edhe një jo mysliman që dëshiron të kuptojë të vërtetën por që është manipuluar nga agjenda anti-islamike, që të perceptojë kuptimin e vërtetë të terrorizmit duhet t’i kthehet burimeve hyjnore dhe mënyrës se si Islami e ka definuar terrorizmin.

Përkufizimi i saktë i terrorizmit mbështetet në dy faktorë:

– Definimi i terrorizmit sipas gjuhës arabe

– Definimi i terrorizmit në bazë të teksteve Sheriatike

Sa i përket aspektit gjuhësorë, derivatet e fjalës terror janë të terrorizuar, terrorizim dhe terrorizëm, e cila vjen nga fjala rrënjë rahiba  (të shkaktojë frikë). Tmerrojë, trembë, frikësojë, të gjitha janë sinonime dhe të gjitha të çojnë në frikë. Disa nga këto fjalë janë më të thella në kuptim se sa të tjerët, dhe në qoftë se ne do të ndiqnim këtë temë në Kuranin Fisnik, ne do të gjenim se rahiba do të thotë frikë e skajshme.

Allahu i madhëruar thotë: “Dhe më kini frikë Mua”, dhe Ai thotë: “Ata na kujtojnë, me shpresë dhe frikë”, dhe Ai thotë:  “Dhe përgatituni për ta me atë që ju mundeni, nga fuqia dhe kuajt e luftës, për të terrorizuar armikun e Allahut dhe armikun tuaj, ” dmth të trembni ata.

Ibn Xherir thotë: “Është thënë: ‘Unë panikosa armikun”, do të thotë i terrorizova ata, me terror.

Ibn Xherir thotë: “Bishr ka transmetuar, Jezidi përmend, Se’id përmend prej Katades, “dhe tërhiqe dorën tënde afër teje të jesh i lirë nga ar-ruhb. Ky është shpjegimi – tefsiri i ar ruhb (terror), dmth nga frika”, dhe ar-ru’b (frika), që dëshmon se ar-ru’b është sinonim me ar-ruhb, dhe kuptimi i saj është frika ekstreme. Kjo mbështetet nga deklarata e tij, alejhi selem, “më është dhënë fitorja përmes futjes së frikës (ru’b) tek armiku, që është e barabartë me distancën prej një muaji (në betejë).”

Kjo është një përmbledhje e shkurtër e domethënies së terrorizmit në gjuhën e arabëve.

Sa i përket definimit të terrorizmit në Sheriat, ajo përbëhet nga dy kategori:

Së pari, koncepti i terrorizmit në Islam është i urryer dhe i ndaluar, duke qenë prej mëkateve të mëdha dhe ata që e bëjnë atë meritojnë dënim dhe kritika, qoftë ajo në nivelin e grupeve, shtetëror apo individëve. Ajo manifestohet në realitet si një sulm kundër njerëzve të qetë nëpërmjet plaçkitjes që kryhet nga një shtet ose grup kriminelëve apo individëve. Kjo ndodh duke vjedhur pasurin dhe pronën, duke kryer ndalesat dhe duke i bërë rrugët jashtë qyteteve jo të sigurta si dhe nga qeveritë shtypëse duke keqtrajtuar qytetarët e saj duke shtypur lirinë, sipas tekave dhe dëshirave.

Së dyti, terrorizmi që Allahu e ka lejuar, ka urdhëruar në të, është mjaft i përgatitur për të luftuar armiqtë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Allahu thotë>

“E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta terrorizoni (frikësoni) armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët”. (Enfal, 60)

Në këtë mesazh fisnik, fjalët eksplicite janë përdorur në lidhje me obligimin që të ushtrohet përpjekje për të terrorizuar armikun, duke u njohur me armatime dhe trajnime ushtarake, në mënyrë që armiku të ketë frikë nga myslimanët dhe të rishqyrtojë një mijë herë para se të shkojnë me radhë kundër myslimanëve. Unë them se detyrimi i përgatitjes për luftë është një çështje mbi të cilën të gjithë dijetarët myslimanë kanë rënë dakord, qoftë kjo për luftërat mbrojtëse apo sulmuese.

Duhet theksuar se përgatitja fizike dhe financiare nuk është e mjaftueshme për fitore – duhet të ekzistojë  mbështetja nga forca morale. Kjo është gjetur nëpërmjet zhvillimit të një besim të fortë në Allahun, duke u mbështetur tek Ai, duke shtuar veprat e mira dhe duke qëndruar larg nga ajo që bëj nuk i pëlqen Atij. Ai që studion historinë e kupton vërtetësinë e kësaj. Më i Larti thotë:

“Nuk ka dyshim se All-llahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, e edhe në ditën e Hunejnit, kur juve ju mahniti numri i madh, i cili nuk ju vlejti asgjë, dhe me gjerësinë e saj që e kishte toka u ngushtua për ju, pastaj ju u zbrapsët (ikët)”. (Teube, 25)

Kur komandanti i ushtrisë në betejën e Jermukut i shkroi udhëheqësit të muslimanëve, Umer bin el-Hatabit, duke i thënë: “Ne po përballemi me një popull të cilët janë si rëra [në numër], prandaj na pajis me forcë dhe na  furnizo me burra. “

‘Umeri, radiallahu anhu iu përgjigj: “Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit. Nga robi i Allahut, Umer bin el-Hatab komandantit të ushtrisë, birit të filanit, në vazhdim: Dije se ju nuk e luftoni armikun tuaj me forcën tuaj ose numrat tuaja, por ju i luftoni ata me veprat tuaja të drejta, kështu që nëse ju i rregulloni ato (veprat tuaja) ju fitoni dhe nëse ju i prishni ato (veprat tuaja) ju humbni. Pra, ruajuni nga veprat tuaja të këqija, dhe kështu do të ruheni nga armiku”.

Shembujt për të përkrahur këtë pikëpamje janë të shumta në histori. Një shembull është beteja e Jermukut, kur armiku kishte tejkaluar Muslimanët me numër dhe përgatitje. Një transmetim thekson se Romakët ishin 120.000 në numër, të pajisur me armatim të fundit të asaj kohe, duke përfshirë katapultat, gjuajtës të zjarrtë dhe të tilla, dhe Muslimanët ishin vetëm 12,000 në numër, të pajisur me armatim të thjeshtë si shpata dhe shigjeta. Pavarësisht nga kjo, muslimanët korrën fitore mbi armikun e tyre për shkak të fuqisë së moralit të tyre, baza e të cilit ishte besimi i tyre në Allahun dhe mbështetja tek Ai.

Kjo është kuptimi i vërtetë dhe i saktë i terrorizmit, por armiqtë e Allahut dhe Religjioni i kryqtarëve ziliqar dhe sionistët e kuptojnë terrorizmin në një tjetër dritë. Për ata, terrorizëm është Islami dhe xhihadi: “Terroristë” janë muxhahidat muslimanë. Për këtë arsye, mosbesimtarët janë mbledhur nga e gjithë bota për të luftuar Emiratin Islamik të Afganistanit nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit, pavarësisht nga fakti se nuk ka prova që lidhë Emiratet islamike apo ndonjë komandant me atë që ka ndodhur në Amerikë. Ata kishin frikë se kjo mund të përhapet në kombet përreth dhe kështu që ata dolën me këtë fushatë të terrorit në të cilën ata kanë përdorur të gjitha llojet e armëve të ndaluara ndërkombëtarisht, të tilla si bombat kasetore, bunker busters dhe të tjera, duke vrarë mijëra civilë burra, gra dhe fëmijë.

Shumë prej sunduesve të arabëve dhe muslimanëve dhe disa prej dijetarëve të Islamit u rreshtuan në radhët e jobesimtarëve. Ata mbështetën luftën kundër muslimanëve në Afganistan, pa pasur ndonjë dëshmi që lidhte atë që ndodhi në Amerikë me qeverinë e talebanëve dhe pa e ditur kuptimin e terrorizmit siç është definuar nga Amerika dhe miqtë e saj në mosbesim.

Për juve të cilët keni marrë kohë për të lexuar atë që kam shkruar për këtë çështje, mund të supozojmë se qëllimi i vetëm i kryqtarëve në fushatën e tyre kundër Afganistanit është për të shtypur vetëm Islamin dhe xhihadin. Përderisa ky është qëllimi kryesor, realiteti është se kryqtarët kanë qëllime të tjera edhe në këtë fushatë. Njëra është për të ushtruar kontroll mbi reaktorët bërthamorë në atë zonë, si ato në Pakistan, sepse posedimi i armëve bërthamore nga myslimanët është konsideruar si një kërcënim i madh ndaj interesave judeo-krishtere sioniste. S’ka shumë vite kohë kur sionistët shkatërruan reaktorët bërthamore në Irak, dhe ata janë duke bërë përpjekje aktuale për të dëmtuar reaktorët bërthamore në Pakistan nëpërmjet një konspiracioni.

Një tjetër objektiv është kontrolli i fushave të naftës në Azinë Qendrore në një përpjekje për të kërkuar kontrollin e mëtejshëm të kësaj bote. Nëse kjo nuk ishte rasti, atëherë e tërë bota është e mbushur me lëvizje të organizuara terroriste në Amerikën e Jugut, Peru, Argjentinë, Kolumbi, Amerikë të Veriut, Evropë, Spanjë, Itali dhe Rusi. Përse ata nuk nisin fushata për t’i shpallë luftë këtyre vendeve në të cilat ekzistojnë këto lëvizje kriminele? Dhe në qoftë se kjo është luftë kundër terrorizmit, atëherë terrorizmi i sponsorizuar nga shtetet që është kryer e vazhdon të kryhet nga ana e sionistëve në Palestinë, amerikanëve në Afganistan, serbëve në Bosnjë dhe Kosovë janë shembuj të terrorizmit të vërtetë.

Lus Allahun t’i japë sukses të gjithë muslimanëve, që të veprojnë në përputhje me Librin dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij, salallahu alejhi ue selam, dhe për të shmangur muslimanët larg nga mosbindje ndaj mësimeve të Sheriatit të pastër.

Dhe paqja e Allahut dhe bekimet e Tij mbi Muhamedin, mbi familjen e tij dhe shoqëruesit.