Li-Ching-Yun lindi ne nje fshat te vogel te Kines (Szchewan) dhe deri ne moshen dhjetevjeçare, shkoi ne shkolle. Per ate periudhe ishte shume. Me pas udhëtoi në krahina te ndryshme të Kinës, ku dhe mblodhi shume bime medicinale. Sipas “New York Times”, pas kësaj përvoje, Li-Ching-Yun shiti për 100-vjet rresht bime medicinale. Një dite, kreu i perandorisë Pei Wu-Fu shkoi ne shtëpinë e Li, për ta pyetur atë se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë dhe ai iu përgjigj: “Mbaje te qetë zemrën, qëndro si breshke, shëtit i lumtur si pëllumb dhe fli si qen”. Atëherë njerëzit çuditeshin se si Li nuk ngjante aspak me një te moshuar, madje ai dukej shume i fuqishëm për moshën e tij. Te shumte ishin ata te cilët pretendonin se e njihnin që në fëmijëri, ndërsa te tjerë thoshin se Li ishte moshatar i gjyshërve te tyre te cilët nuk jetonin me. Ne 1930-n, Wu -Chung- Chien, lektor ne Minkuo University gjeti disa dokumente me ane te të cilave faktohej se Li kishte lindur me 1677-n. Te njëjtat arshiva, faktonin se qeveria kineze kishte uruar Li-Ching-Yun, për 150 vjetorin e lindjes , por edhe kur ai mbushi te 200-at. Si mendoni, mos valle Li harroi ditëlindjen e tij? Sipas librit te rekordeve Guinness, njeriu i cili ka jetuar me shume në këtë botë është qytetar francez, qe jetoi 122 vjet dhe 164 dite. Po pse valle kinezet nuk kane dëshmuar asgjë për të famshmin Li? Është e mundur që një njeri te jetoje 256 vjet? Duhet theksuar se historia e Li-Ching-Yun aktualisht ndodhet nen studim nga studiues specialiste të fushës, pasi historia e tij vërtet është shume me interes.