Tërnava: BIK-u të financohet nga shteti

0
236
Myftiu  Mr. Naim Ternava
Myftiu Mr. Naim Ternava

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, ka kërkuar që Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), të financohet nga buxheti i shtetit. “Është imediate të rregullohet çështja e financimit të BIK-ut dhe bashkësive të tjera fetare që jetojnë në Kosovë”, është shprehur Tërnava.

Ai në një intervistë për Epokën e Re, ka barë me dije se me 4 tetor në orën 10:00 do të vihet gurthemeli i xhamisë qendrore te objekti i postës së re në Prishtinë.

Sipas Tërnavës, ndërtimi i kësaj xhamie mund të kushtojë rreth 20 milion euro.

I pari i BIK-ut ka vlerësuar se Kosova është rast i veçantë në tërë botën sa i përket tolerancës fetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here