Edhe një shehid shqiptar në Siri

Edhe një shehid shqiptar në Siri

Një shqiptar mendohet se ka gjetur vdekjen në Siri ndërsa është nisur nga Tirana për të luftuar kundër trupave të Presidentit Bashar Al Assad në Siri. Lajmi nuk konfirmohet nga burime zyrtare, por e ëma dhe e shoqja e Anri Maliqit, djalit 34-vjeçar që nuk është dukur në Shqipëri që prej muajit gusht 2012, konfirmojnë faktin se u ka ardhur një mesazh që u tregon për vdekjen e Anrit.

Në intervistat për shqiptarja.com, rrëfejnë momentet e fundit kur kanë folur me Anrin dhe sesi është zhvilluar funerali pa arkivol e pa viktimë, vetëm dy javë më parë. Në Tiranë, në shtëpinë e tij në fshatin Prush, pjesa më e madhe e banorëve të thonë se Anri ishte radikal në besimin e tij musliman, ndërkohë që i bashkëfshatarët e njohin me nofkën “kamikazi”. Nuri Domi, ambasador i Shqipërisë në Egjipt, që mbulon edhe disa vende të tjera fqinje, tha mbrëmë për Shqiiptarja se nuk kishte asnjë dijeni për fatin e shtetasit nga Shqipëria Anri Qamilaj.

I kontaktuar në linjë telefonike nga gazeta, Domi u shpreh se: “Kemi dijeni se shumë qytetarë sirianë me origjinë shqiptare, kanë humbur jetën në luftë kundër Assadit. Kemi kthyer në Shqipëri rreth 20 shtetas shqiptarë, me ndihmën e konsullit të nderit. Dikush nuk pranoi për shkak të familjeve që kishin krijuar në Siri. Për humbjen e jetës

së shtetasit shqiptar Ari Maliqi, deri dje, nuk kemi patur asnjë informacion”.

Sipas një informacioni të dhënë dy javë më parë, janë shumë shqiptarë që janë rreshtuar në krah të rebelëve sirianë, që luftojnë për çlirim nga regjimi i Presidentit Bashar al-Assad, shumica shtetas nga Kosova apo Maqedonia.